Bizhdili: “Blater mund të jetë i manipuluar”

"Mediat janë të njohura për këtë problem. Ndoshta mund t'ua bëj unë një pyetje dhe jo ju ne. Kemi tre vjet e gjysëm që presim, me logjikën se po na shtrëngon UEFA, po na shtrëngon FIFA", - tha presidenti i Besës, Bizhdili. "Ne nuk jemi as kundër zotit Duka dhe as kundër zotit Pango. Ne duam të dimë se ku do të shkojnë paratë tona", - theksoi ai.
"Futbolli të jep sadisfaksion, por kërkon edhe gjendje financiare. Dikush do të luajë në UEFA, dikush në Intertoto, lojtarët duhen paguar, por kështu ne jemi bërë tamam si ekip fshtarash".
Njëshi i kavajasve foli edhe për prezantimin e skuadrës së tij në Europë, ku nga UEFA u dyshuar edhe për një trukim të ndeshjes Bezanija-Besa (2-2, 0-0). "Besa në Europë? Ne kaluam një tur, mundëm Bezanijën, por na mundi Liteksi. Ne ishim për herë të parë në Europë. Mendoj se Kavaja ka bërë shumë". Bizhdili foli edhe për letrën e presidentit të FIFA-s, Jozef Blater dërguar FSHF-së. "Letra e Blater? Edhe Blater mund të jetë i manipuluar".