E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i ul dënimin Kulit në 1 ndeshje

Protesta e Dinamos, një prej klubeve që nuk përfshihet në listën anti-Duka, ka dhënë efektin e duhur. Komisioni i Apelit pranë FSHF-së i ka ulur dënimin Bekim Kulit, një prej protagonistëve absolutë të sherrit të jashtëzakonshëm që plasi pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, Partizani-Dinamo (0-0), qe solli edhe eliminimin e skuadrës së kuqe.
Kështu, lojtari i Dinamos, i dënuar më parë nga Disiplina me katër javë e 100 mijë lekë, tani do të vuajë vetëm një ndeshje pezullim dhe 30 mijë lekë gjobë. Mesfushori i avancuar Kuli do të humbasë vetëm takimin Besëlidhja - Dinamo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›