E Diel, 1 Nëntor 2026

KRIZA. Shtate klube te Superliges bojkotojne kampionatin

Pas pezullimit pa afat në arenën ndërkombëtare nga FIFA dhe UEFA, kriza në futbollin shqiptar mori edhe një dimension kommbëar. Krizë totale në futbollin shqiptar, një nga më të rëndat në historinë 77-vjecare të topkëmbës modeste shqiptae. Situata është katastrofike pas vendimi të djeshëm të drejtuesve më të lartë të shtatë klubeve elitare të futbollit shqiptar, por që gëzojnë edhe mbështetjen e 14 klubeve të kategorive inferiore, asaj së Parës dhe të Dytës (Fushaj tregoi edhe firmat e tyre). Kështu, java e 24-t e Kategorisë Superiore, e shtyrë të shtunën e kaluar pas tragjedisë së Gërdecit, ka të ngjarë të mos zhvillohet ose në rastin më të keq të bojkohet. Nga gjashtë takime të Superligës mund të luhet vetëm një prej tyre, ai Bësëlidhja-Dinamo, skuadra të cilat nuk bëjnë pjesë në "klanin anti-FSHF".
SHTATË KLUBET- Të mbledhur në "Coloseu 2" në kryeqytet, pronë e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, shtatë drejtues të lartë klubesh: Partizani (i përfaqësuar nga drejtori teknik Genc Tomori), Besa ( e përfaqëuar nga presidenti Nexhar Bizhdili), Vllaznia (e përfaqësuar nga presidenti Valter Fushaj), Elbasani ( i përfaqësuar nga presidenti Arben Laze e zëvendëspresidenti Gentian Cërraga), Shkumbini ( i përfaqësuar nga Xhavit Ismaili), Tirana ( e përfaqësuar nga donatori Refik Halili) dhe Kastrioti ( i përfaqësuar nga sekretari i klubit Ramadan Ndreu e nënkryetari i Bashkisë së Krujës, Reshit Merlika) kërkuan bojkotimin e kampionatit, në shenjë proteste, sipas tyre, kundër mosreflektimit të federatës.
URGJENT ASAMBLEJA- "Kërkojmë të caktohet urgjent data për mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme, në bazë të statutit, neni 25, pika 2, ku janë mbledhur më shumë se 21 vota anëtarësh të nevojshme për këtë asamble", - thuhej në deklaratën e shtatë klubeve, të lexuar nga presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili. Pas debatesh që zgjatën më shumë se dy orë për të rënë në një konsensus dhe vendim përfundimtar, drejtuesit e shtatë klubeve vendosën edhe një ultimatum, edhe pse ishin të vetëdijshëm për penalitetet që i prisnin, duke filluar nga humbja e ndeshjeve në tavolinë, zbritjen e pikëve, gjobat financiare e deri te zbritja disa kategori më poshtë.
SHTYRJE KAMPIONATIT- "Kërkojmë shtyrjen e kampionatit deri në caktimin e datës për mbledhjen e Asamblese së Jashtëzakoshme", - vazhdon deklarata e investitorëve më të mëdhenj të futbollit shqiptar. "Në rast mosplotësimi të kërkesave të mësiperme si dhe në rast të marrjes së ndonjë mase penalizimi ndaj klubeve që do të bojkotojnë nesër (sot) do të ndërmarim cdo veprim demokratik për mbrojtjen e të drejtave tona deri në protesta si dhe deri në bojkotim total të kompeticioneve futbollistike", - përfundon ajo.
HERA E PARË- Është hera e parë në epokën 5-vjecare të presidentit aktual të FSHF-së, Armand Duka, por dhë në historinë 77-vjecare të FSHF-së që ndodh një fenomen i tillë, bojkotim masiv kampionatit. Drejtuesit e klubeve edhe pse të mirëinformuar për vendimin e FIFA-s, të përcjellë FSHF-së (edhe medias shqiptare) përmes letrës së presidentit të FIFA-s, Sep Blater sërish nuk denjuan të rë reflektonin dhe të ndryshonin qëndrim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›