Cana: “Nuk jemi ekip i madh, nuk jemi Lioni”

Pas eleminimit të turpshëm në të tetat e finaleve të Kupës së Francës nga Karkefu (0-1), një skuadër e panjohur e kategorisë së katërt franceze, kapiteni shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana ka folur për gazetën prestigjioze sportive franceze "L'Equipe".
Lorik Cana, si e përjetoni ju këtë eliminim nga Karkefu?
Është shumë i vështirë. Brenda një jave humbëm në dy kompetecione (Kupa UEFA, Kupa e Francës), që nuk ishin asgjë tjetër por dhe objektivat e klubit, por ai në Kupën e Francës shkon me traditën marsejeze. Nga ana tjetër, imazhi që lamë me dy ndeshjet e fundit parakupton një pikë negative në ecjen tonë. Rusia ishte një pickim apeli, por të dalësh nga një ekip i kategorisë së katërt është shumë e vështirë ta pështypësh.
Mund të mendojmë se ju dhatë gjithcka?
Kur shikon rezultatin dhe mënyrën, detyrismisht mendon se Olimpiku i Marsejeës bëri një provë të plotë dhe nuk ishte i përfshirë mëndërisht në këtë ndeshje. Kjo është edhe më e vështira për ta përtypur.
A mund të lërë gjurmë ko ndeshje?
Jo, vecse nga kujton fillimin e dobët të sezonit tonë. Më të vështirën e kemi lënë pas. Është vecse një rezultat negativ që ndalon dinamikën e fitoreve tona. Objektivi ynë është shumë i qartë, kualifikimi në Ligën e Kampioneve. Luajmë gjithcka për të.
Por brenda dhjetë ditëve, gjithcka është lëkundur. Përse?
Ka një tërësi faktorësh, edhe mentale sigurisht. Duke u përdorur për të fituar pa ndalim, ndonjëherë është e vështirë të vazhdosh duke fituar. Lioni, përshembull, di ta bëjë këtë.
Ju nuk jeni një ekip i madh?
Jo. Kjo është shumë e qartë. Ne nuj kemi pretenduar kurrë të jemi të tillë. Ne jemi një nga ekipet më të mira franceze, por pas Lionit. Nuk arrijmë dot të ruajmë një rregullsi në tërësinë e sezonit.
Si e parashikoni ndeshjen me Sosho?
Është akoma herët për të folur, duhet të përtypim akoma humbjen, të llogarisim dëmtimet, por duhet qetësuar lojën. Unë e njoh Marsejën. Gjithcka është përpara nesh dhe ka aty një pritje të madhe. Jemi në sprintin e fundit, dhe ne nuk na lejohet të ngecim.