E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guti: Shnajder, më merr te Interi!

Guti është 33 vjeç dhe ka një karrierë të gjatë “Galaktike” (që prej vitit 1994 në ekipin e parë). Por kohët e fundit diçka nuk po shkon siç duhet dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

Disa ditë përpara, Guti i ka telefonuar mikut të tij (dikur shokë skuadre te Reali i Madridit), Uesli Shnajder, dhe i ka kërkuar që ky i fundit të flasë me Masimo Moratin në lidhje me situatën e futbollistit për të cilin vite më parë, presidenti zikaltër kishte shfaqur interes, por që më pas ishte harruar.

Por tani situata ka ndryshuar dhe është Guti ai që troket në dyert e klubit nga Milano. Megjithatë, gjithçka varet nga Hoze Mourinjo, që vështirë se mund të pranojë të futë në ekip një lojtar me karakteristika të tilla dhe sidomos në këtë moshë. Sidoqoftë, rrugët e merkatos janë pa fund.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›