Barça, ofertë për Robinjon, Siti reziston, kërkon Ture
Por sulmuesi brazilian nuk është dakord me propozimin e klubit spanjoll për një huazim gjashtë mujor, për të kaluar më pas në formë përfundimtare në qershor. Ai kërkon gjithçka dhe menjëherë, mundësisht një kontratë me afat të gjatë.
Nesër një delegacion i Barcelonës do të takohet me pronarët arabë të klubit anglez, ku do t’i ofrojnë atyre 38 milion euro për të siguruar shërbimet e yllit brazilian për gjashtë vitet e ardhshme. Por trajneri Mark Hjuxhs nuk do kurrsesi të privohet nga shërbimet e 25-vjeçarit, që megjithatë, nuk po shkëlqen në këtë fillim kampionati, si pasojë e një dëmtimi në kavilje.
Gjithsesi, presioni i katalanasve dhe dëshira e vetë lojtarit për të ndërruar mjedis, mund të jenë faktorë përcaktues për mbylljen me sukses të operacionit. Gjithashtu, ekziston edhe një mënyrë tjetër: në lojë mund të futet edhe mesfushori Jaja Ture, që pëlqehet nga Mançester Siti dhe që te Barcelona po gjen pak hapësira.