E Diel, 1 Nëntor 2026

Behrami, mes futbollit e Sofisë“Nga rebel, tashmë është më i dashuri për publikun”, -shkruan faqja zvicerane Blick.ch.

Rrjetet sociale:

Valon Behrami është shndërruar në një hero në Zvicër. Kosovari, i cili luan në Angli me Uest Hem, është imazhi i ri i futbollit helvetik.

Ish-lojtari i Lacios shënoi golin kundër Turqisë në ndeshjet plejof në nëntor të vitit 2005, që çoi dhe Zvicrën në Kampionatin Botëror në Gjermani 2006.

Behrami ishte lojtari më i mirë i Zvicrës në Euro 2008. Valoni mban edhe rekordin e transferimit të një lojtari zviceran.

“Nga rebel, tashmë është më i dashuri për publikun”, -shkruan faqja zvicerane Blick.ch. Behrami bashkëjeton prej një viti e gjysmë me fotomodelen italiane, Elena Bonzani. Prej nëntë muajsh ata janë prindërit   e Sofisë së vogël.

Valoni, i emigruar nga Kosova në Zvicër, konsiderohet si shpresa e futbollit zviceran.

Numri i klikimeve - 565
  E Marte, 10 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›