Bizhdili incident me arbitrin tenton ta qelloje me tavell
Lac- Ndeshja e djeshme mes skuadrave te Lacit dhe Beses se Kavajes ne futboll e fituar nga ekipi vendes shkaktoi iritimin e Presidentit te Lacit Nexhat Bizhdili i cili ne fund te ndeshjes ka hedhur ne drejtim te arbitrit Emirjon Sina nje telefon celular. Fakti pohohet ne nje deklarate zyrtare te policise e cila pohoi se pas perfundimit te ndeshjes presidenti i Beses Shpetim Bizhdili ka tentuar te godase me tavell arbitrin e ndeshjes. Nuk ka arritur ta godase pasi tavlla ka rene ne toke dhe eshte thyer pa i shkaktuar ndonje demtim arbitrit. Presidenti i ekipit te Beses dhe arbitri i kesaj ndeshjeje jane shoqeruar ne Komisariatin e Policise Lac ku arbitri nuk ka bere kallezim per kete ngjarje. Policia tha se pas ndeshjes ishte marre takim me arbitrin e ndeshjes i cili nuk kishte asnje pretendim sipas policise. Per rrethanat e ngjarjes policia i mori atij nje deklarim ku pohoi se nuk kishte pretendime duke mos pranuar te bente kallezim. Ne deklaraten zyrtare te saj policia tha se ai u shoqerua ne ambientet e Komisariatit te Policise se Kurbinit presidenti i ekipit te Beses se Kavajes Shpetim Bizhdili. Ai gjate deklarimit te tij ka sqaruar hetuesit se nuk ka pasur qellim per te goditur ndonje person por ne shenje nervozizmi per humbjen e ekipit te tij ka hedhur nje telefon celular ne drejtim te fushes i cili aksidentalisht ka goditur arbitrin kryesor te ndeshjes por pa i shkaktuar demtime ketij te fundit. Pas kesaj shtetasi Shpetim Bizhdili u la i lire. Policia duket se nuk eshte e qarte dhe eshte kontradiktore ne njoftimin e saj nese ndaj gjyqtarit te ndeshjes Emirjon Sina ishte qelluar me tavell apo me telefon celular.