E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksplozivi ndaj zyrtarit hetohet pista e pronesise

TIRANE- Nje dite pas shperthimit te ndodhur ne ne kryeqytet ne rrugen Vangjush Furxhi prane ish- kinema Dajtit ku iu vu eksploziv autovetures se mjetit te kryeregjistruesit te Tiranes Fetah Hasanaj hetimet ende nuk kane percaktuar shkakun e mundshem perse mund te kete ndodhur ngjarja. Pavaresisht ketij fakti hetuesit e Drejtorise se Policise se Tiranes kane nisur hetimet per te zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe per te sqaruar motivet dhe shkaqet e mundshme. Deri me tani dyshimet e policise jane drejtuar ne dy pista kryesore. Pista e pare eshte ajo e nje konflikti per shkak te detyres se Hasanajt si kryeregjistrues i Tiranes. Nderkaq si piste te dyte me pak e mundshme hetuesit po verifikojne ate te nje konflikti te mundshem per motive personale.
Pas ngjarjes hetuesit kane verifikuar me kujdes edhe nje piste per nje konflikt te mundshem parkimi e cila pavaresisht se eshte verifikuar me hollesi eshte hedhur poshte shume shpejt. Ne te kundert hetuesit duken te perqendruar tek pista e konflikteve te mundshme te kryeregjistruesit per pronesi. I pyetur nga gazeta Shekulli ne lidhje me disa ankesa te adresuara ndaj tij ne zyren e Avokatit te Popullit. Per keto ankesa Avokati i Popullit i ka derguar rekomandim Ministrit Nishani dhe K te Republikes Qirjako per marrje mase ndaj Hasanajt. Vec ketyre ankesave nga policia mesohet se po hetohet edhe nje konflikt i mundshem i kryeregjistruesit te Tiranes per ceshjte pronesie me nje familje te njohur tiranase e cila ka pretendime per nje siperfaqe trualli ne kryeqytet.
Pas kontaktit te gazetes Shekulli nepermjet ne sms-je dhe nje telefonate Hasanaj refuzoi te jape nje qendrim ne lidhje me ngjarjen. Ai gjate nje bisede telefonike pak sekondeshe u mjaftua me faktin se nuk fliste per kete ceshtje. Nderkaq ne vendin e ngjarjes ai kerkoi privatesi te larte duke kerkuar nga efektivet e policise qe te mbulonin targen e automjetit te tij me nje leter formati me qellim qe ajo te mos filmohej apo regjistrohej nga gazetare te ndryshem ne vendin e ngjarjes apo kalimtare te ndryshem qe mund te beheshin kurioze per te pare vendin e ngjarjes. Nderkaq gjate marrjes se tij ne pyetje nga hetuesit e policise kreu i Hipotekes se Tiranes i tha policise se nuk kishte konflikte apo probleme te ndryshme. Nderkaq policia mbreme ka shoqeruar persona te ndryshem ne lidhje me ngjarjen me qellim marrjen e sa me teper te dhenave apo rrethanave te hetimit.



Ngjarja ndodhi ne rrugen Vangjush Furxhi pas ish- kinema Djatit ngjitur me rrugen Myslym Shyri ne oret e vona te mbremjes se premtes. Nje lende plasese qe mendohet te kete qene tritol shpertheu poshte shasise se automjetit te markes LAND ROVER Discovery me targa TR me ngjyre te zeze. Automjeti furoistrade ndodhej i parkuar perballe nje dyqani ushqimor me drejtim nga krahu perendimor i rruges.

Shperthimi i fuqishem shkaktoi jo pak panik ne zone ndersa policia mberriti ne vendin e ngjarjes per te nisur hetimin. Nga kqyrja e eksperteve oficereve te hetimit dhe drejtuesve te Policise se Tiranes ne vendin ngjarjes jane vene re demtime te mjetit por jo demtime serioze ne pamje te pare. Nga larg dukej nje pjese e deres se pare te shoferit dhe e pasmja e cila kishte marre nje shtypje ne pjesen qendrore te saj.

Hetuesit shoqeruan ne ambientet policise disa persona te kapur gjate kontrollevem ndersa eshte marre ne pyetje edhe vete i demtuari pronari i mjetit. Burimet e policise thane dje ne mbremje se ai ka pohuar se deri me tani nuk ishin identifikuar konflikte apo probleme te mundshme qe mund te kene cuar persona te mundshem ne nje veprim te tille. Gjithsesi hetimet e policise jane perqendruar ne disa pista nje prej te cilave eshte ajo qe mund te lidhet me probleme te punes se kryeregjistruesit te Zyres se Pasurive te Paluajtshme te Tiranes.

Nderkaq ekspertet dhe specialistet e policise po punojne per te sqaruar rrethanat e mundshme te ngjarjes apo per te gjetur deshmitare te mundshem qe mund te sqarojne elemente te nevojshem per hetimin. Vete i demtuari ka pohuar se nuk ka pasur konflikte apo probleme ndersa burimet e policise pohojne se ai njihej si njeri korrekt. D.B



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›