E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo zgjedhje ne universitete, po emerime

Pedagoget kane kundershtuar menyren e te zgjedhurve qe do te drejtojne universitetet, rektoratet dhe fakultetet. Kjo per vete faktin se jane te njejtet persona te cilet nderrojne vendet por qe mbajne vetem poste drejtuese. "Per mendimin tim do te ishte normale qe te mos kishte zgjedhje te tilla. Me mire te percaktoheshin emrat me emerim per nje afat katervjecar. Keshtu jane te njejtet persona qe drejtojne universitet prej vitesh", ka pohuar pedagogu i Fakultetit te Gjuheve te Huaja, Edmond Tupe. Sipas tij, personat e tjere nuk kane mundesi qe te kandidojne apo te votojne per te tjere persona, sepse kane friken e ikjes nga puna. Nderkohe qe, e kunderta ndodh me universitetet private, te cilet i kane drejtuesit per aq kohe sa drejtojne mire ate. Nje drejtues ne keto universitete mund te qendroje me shume se dhjete vjet, por mund te qendroje edhe dhjete muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›