E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy jave pa medikamentin "exjade"

Pacientet talasemike prej dy javesh nuk kane mundur qe te marrin medikamentin e exjades i cili i ndihmon qe uljen e sasise se hekurit ne gjak. Me mungesen e ketij ilaci, 500 femijeve qe vuajne nga kjo semundje u duhet qe tu rikthehen edhe nje here tortures duke mbajtur gjilpera gjate 12 oreve te nates. "Jane disa arsye teknike te cilat kane penguar sjelljen e medikamenteve. Ndonese jane parate per rimbursimin e ketyre ilaceve firmat te cilet e sjellin ate ne vend nuk kane raportuar per sasite qe kerkohen ne Shqiperi. Po keshtu edhe per vendet e tjera dhe prodhuesit tashme nuk dine se cfare sasish te prodhojne" eshte shprehur kreu i shoqates se talasemikeve, Musa Zeneli. Ky i fundit i ka kerkuar ndihme firmave farmaceutike qe te pershpejtojne procedurat e marrjes se ketyre medikamenteve. Sipas Zenelit, tashme femijet jane mesuar vetem me nje kokerr qe tretet ne uje dhe jo me me gjilpera torturuese per gjithe naten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›