"Bizhuja" arkeologjike pret vizitorët e parë
Muzeu arkeologjik "Onhezmi-Kaonia" në qendër të Sarandës, për herë të parë u është shtuar në këtë fillim maji pikave të pelegrinazhit turistik të qytetit të turizmit. "Një bizhu tjetër e vërtetë në historikun e lashtë të këtij qyteti, nëpër të cilin kaluan të gjitha flukset e mëdha fetare dhe filozofike të kohërave", do ta cilësonte atë Kryeministri Berisha, duke prerë shiritin e tij ditë më parë. Emërtimi i tij "Onhezmi-Kaonia" shpreh pretendimet përfshirëse të kohërave antike, që nisin me shek. e 6-të, kur Saranda quhej Onhezmi. Këtij pretendimi i shtohet përfshirja e gjerë territoriale që sjell lënda arkeologjike e ekspozuar në këtë muze, e gjetur në territorin që njihet me emrin Kaoni.
Dyshemeja e muzeut "Onhezmi-Kaonia" është një tapet prej mozaiku, që nuk ka asgjë të përbashkët me improvizimin e ekipit të arkeologëve. Ajo është një dysheme e shtruar me mozaik origjinal, i cili në pjesën më të madhe të sipërfaqes prej 70 km2, u ka rezistuar kohërave, madje edhe shkatërrimit që vuri në shënjestër objekte të këtij karakteri më 1997 dhe gjatë këtyre dhjetë viteve të mbajtjes kyçur të tij. Origjinaliteti i muzeut "Onhezmi-Kaonia" vijon në informacionin gjithëpërfshirës të Sarandës si rajon arkeologjik nga më të pasurit në vend, si dhe në imazhet e përfytyrimin që jep për pjesët më përfaqësuese të kësaj pasurie. Kështu, kur je përpara stendave të tij, merr përfytyrimin e parë për qytetin arkeologjik të Foinikes, në dimensionin e kryeqendrës së Epirit, me teatrin e vet dhjetëfish më të madh se ai i Butrintit dhe me shkollën e vet të skulpturës, me numizmatikën e vet të pasur etj. Po kështu, Butrinti vjen me monumentin e pagëzimores dhe teatrin. Të bashkërenditura vijnë edhe imazhet e Manastirit të Mesopotamit, të bazilikës së Sarandës, të Çukës së Ajtoit e Malathresë, deri në parkun e Antigonesë.
Ciceroni i muzeut, Gjergji Rodhe, thotë se ky është një nga avantazhet e mëdha të "Onhezmi-Kaonia", pasi vizitori, i cili mund të jetë nxënës shkolle a mësues dhe turist vendas apo i huaj, krijon kontaktin e parë me trashëgimi të kulturës materiale të rajonit, pa qenë nevoja medoemos të udhëtojë në drejtim të tyre.
As ky muze i porsapëruruar nuk i shpëtoi dot "sëmundjes" së shiritomanisë dhe iu nënshtrua "regjimit të gjumit" të drekës, që bëjnë mjaft prej atyre që shërbejnë në objekte dhe njësi të shërbimit turistik. Arben Çipa, udhëheqësi i turistëve që erdhën në Sarandë me kruazierën "Pacific Princess" dy ditë pas prerjes së shiritit të këtij muzeu, thotë se përballja me dyert e kyçura të këtij muzeu ishte nga qortimet e para të tyre. Të ndjeshëm ndaj kësaj dukurie të papranueshme për konceptin evropian të turizmit, turistët e parë të sezonit të ri, nuk mund ta mbanin këtë rezervë brenda vetes. Si reagim ndaj këtij konstatimi të drejtë, dje muzeu ka nisur të funksionojë normalisht, duke pritur vizita të organizuara të nxënësve nga shkolla "9 Tetori" e qytetit të Sarandës.
Pika më e re arkeologjike, muzeu "Onhezmi-Kaonia", i çelur në qendër të qytetit të Sarandës, pas 10 vjetësh kyçjeje, ka shënuar kështu dje ditën e parë të vënies në dispozicion të vizitorëve. Shkollarët e "9 Tetorit" kanë qenë të organizuar dhe të shoqëruar nga mësues të lëndës së historisë. Hysen Gaçi, një prej tyre, e ka vlerësuar këtë si një mundësi më shumë për t‘ua prezantuar në mënyrë të ilustruar me imazhe reale të mozaikut dhe të pasurive të tjera arkeologjike të rajonit, të paraqitura në stenda. Përveç nxënësve, që janë vizitorët e organizuar në kuadër të programit mësimor, vizitorë të këtij muzeu janë bërë edhe qytetarë të tjerë, që i janë drejtuar këtij muzeu në mënyrë sporadike.