Biznes Albania, bashkëpunim për biznesin e huaj
10/02/2012 Luan Bregasi takim me përfaqësuesit e biznesit grek dhe atij francez për investime
“Jemi gati të njohim ofertat dhe të ofrojmë informacion për Shqipërinë”
“Bashkëpunim institucional dhe konsultime me programe të përbashkëta bashkëpunimi të ndërsjelltë”. Ky ka qenë në thelb mesazhi i përcjellë gjatë takimeve që Presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi, zhvilloi me këshilltaren e parë për Çështjet Ekonomike e Tregtare të Ambasadës së Republikës së Greqisë në Tiranë, zonjën Chrysanthi Passadi si dhe Michel Bauza, Drejtor për Greqinë, me kompetencë për gjithë zonën e Ballkanit për Agjencinë Franceze te mbështetjes dhe promovimit të ndërmarrjeve, UBIFRANCE. Në këto takime, Bregasi ka bërë një përmbledhje të vendit dhe rolit që ka organizata BiznesAlbania, si përfaqësuesja më e spikatur e bizneseve elitare në Shqipëri. Duke folur për marrëdhëniet e biznesit shqiptar me atë grek, Bregasi vlerësoi rolin e kompanive greke që kanë investuar dhe investojnë në Shqipëri dhe vlerësoi dashamirësinë që ka treguar biznesi grek në këto vite. Nga ana e saj, Këshilltarja e parë e Ambasadës së Greqisë, pasi falenderoi për pritjen, vlerësoi rolin e organizatës BiznesAlbania dhe shtoi se ka ardhur koha që përpjekjet e bizneseve të të dy vendeve të jenë të përbashkëta, duke shtuar se edhe kriza mund të jetë e përbashkët. Zonja Passadi shtroi mundësinë e hartimit të një plani të përbashkët bashkëpunimi, që u prit me interes nga Bregasi. Ndërsa gjatë takimit me përfaqësuesin francez, Bregasi, kërkoi që të punojnë së bashku për të organizuar një takim B2B (takim mes bizneseve të të dy vendeve) për t’u njohur me ofertat e kompanive franceze dhe për t’iu ofruar atyre më shumë informacion për Shqipërinë. Nga ana e tij, përfaqësuesi për Ballkanin i Zyrës së UBIFRANCE, (një agjenci publike me manaxhim privat) shfaqi interes për të bërë më tepër në Shqipëri, në fushën e investimeve të huaja, pas një sërë projektesh të fiksuara tashmë në fushën e energjetikës, apo të infrastrukturës.
Mundësitë
Duke e parë Shqipërinë si një vend i sigurtë për investimet e tyre shumë biznesmenë të huaj, po shprehin interes për tu përfshirë në sektorët strategjikë, siç janë energjia, ndërtimi apo edhe sektorë të tjerë. Në këtë kuadër edhe përfaqësuesi i biznesit francez, Michel Bauza deklaroi gjatë takimit me Luan Bregasin se kjo vizitë ka tre qëllime: E para për t’u njohur me të gjitha tenderimet që bëhen në Shqipëri, nga sektori privat dhe ai publik, e dyta për të organizuar në mënyrë të vazhdueshme një forum biznesi, njëherë në vit dhe e treta, për të organizuar çdo vit në Paris “Ditët e Shqipërisë”.