Ligji ndihmon qytetarët për hipotekimin e pronave të tyre
10/02/2012 Me 67 vota pro dhe 58 kundër Kuvendi miratoi ligjin për kontrollin e ndërtimeve
Olldashi
Me 67 vota pro dhe opozitën kundër Kuvendi miratoi dje projektligjin për kontrollin e disiplinimit të punimeve të ndërtimeve. Sipas këtij projektligji, parashikohet që në të gjitha rastet kur ndërtuesi ka falimentuar aktin e kolaudimit të pallatit e merr përsipër qeverisja vendore. Nga ana e saj Partia Socialiste e ka kundërshtuar projektligjin edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe të njëjtin qëndrim mbajti edhe në seancën e djeshme parlamentare. Ndërkohë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili është dhe nismëtari i këtyre ndryshimeve ligjore, u kërkoi dje deputetëve socialistë që ta votojnë këtë projektligj. Sipas tij, ky ligj u vjen në ndihmë qytetarëve që ende nuk e kanë zgjidhur problemin e hipotekimit të pronave të tyre.
Projektligji
Sipas ligjit të miratuar dje në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, parashikohet që, në rast se zhduket pronari dhe banorët mbeten pa hipotekë, atëherë këtë procedurë do ta kryejë bashkia apo njësia vendore e zonës ku është ndërtuar banesa. Sipas ligjit të ri, në këto raste është pushteti vendor ai që kryen të gjitha veprimet, por janë familjarët ata që në këto raste marrin përsipër kostot e regjistrimit në hipotekë, një kosto që më parë e paguante investitori. Në nenin 1 të projektligjit jepet shtesa e propozuar në nenin 12 të ligjit në fuqi, që rregullon situatën në rastin kur investitori që ka ndërtuar objektin është larguar apo ka falimentuar. Për këtë rast shtesa e propozuar nga Ministria e Transporteve konsiston në caktimin e njësisë së qeverisjes vendore përkatëse, si autoritet për mbikëqyrjen e procesit të kolaudimit, duke i dhënë edhe kompetencën e caktimit të një kolaudatori (noteri) të licensuar.
Debati në seancë
Ashtu siç pritej, gjatë debatit në seancën plenare deputetët e opozitës e kundërshtuan nismën e Ministrisë Transporteve me argumentin se mungojnë statistikat dhe informacioni i plotë se pse duhet ndryshuar ky projektligj. Ndërkohë ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi sqaroi përfaqësuesit e opozitës se ndryshimet vijnë pas një sërë ankimesh nga familjarë të ndryshëm, të cilët nuk arrijnë dot të hipotekojnë apartamentet e tyre. “Kërkesa për ndryshim i ligjit për kontrollin e disiplinimit të ndërtimeve ka ardhur pas ankesave të rreth 100 familjeve, shumica të cilave jetojnë në Tiranë dhe nuk mund të hipotekojnë apartamentet e tyre pasi subjekti ndërtues ose është larguar, ose ka shpallur falimentin. Me këto ndryshime investitorit i është dhënë një afat kohor prej tre vjetësh për të ndërtuar. Nëse investitori largohet, është bashkia ajo që do të bëjë kolaudimin e ndërtimit deri në dhënien e lejes së shfrytëzimit, duke hapur rrugë hipotekimit”, – tha ministri Olldashi.
Regjistrimi i objekteve të legalizuara
1. Regjistruesi bën regjistrimin e objektit të legalizuar menjëherë pas përcjelljes për regjistrim nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit, Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, të lejes së legalizimit dhe dokumentacionit të përcaktuar në nenin 29 të ligjit nr. 9482, datë 3.04.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar.
2. Regjistrimi bëhet në favor të subjektit të cilit i është lëshuar leja e legalizimit.
Regjistrimi i hipotekave
Hipotekimi kërkon regjistrimin e hipotekës në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë të paluajtshme ose të një pjese të saj, e cila përdoret si garanci për detyrimin, regjistrimin e personit në favor të të cilit ajo krijohet si pronar të saj dhe depozitimin e dokumentit në dosje.
Regjistrimi i hipotekës ligjore
Me regjistrimin e pasurisë së paluajtshme regjistruesi duhet të bëjë regjistrimin e hipotekës ligjore në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë kur kjo rrjedh nga:
a) aktet juridike sipas përcaktimeve të nenit 563 të Kodit Civil;
b) aktet administrative të organeve kompetente për sigurimin e detyrimeve tatimore;
c) akteve të tjera sipas rasteve të parashikuara me ligj.
Fshirja e hipotekës
Regjistruesi, në bazë të kërkesës me shkrim të paraqitur në formën e përcaktuar nga ligji, vendos fshirjen e regjistrimit të hipotekës kur janë plotësuar kushtet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Civil. Kërkesës duhet ti bashkëlidhet akti që justifikon fshirjen e hipotekës. Veprimet përkatëse nënshkruhen nga regjistruesi.
Seanca e djeshme plenare
Debate për bajpasin Fier–Vlorë dhe autostradën Tiranë–Elbasan
Projektet për ndërtimin e dy bajpaseve: atë të Fierit dhe atë Vlorës, ngjallën debate të ashpra gjatë seancës së djeshme plenare mes mazhorancës dhe opozitës, e cila akuzoi qeverinë për zvarritje, copëzime dhe mospërfundim të projekteve rrugore. Deputeti i PS-së Arben Malaj u shpreh se projekti Fier–Vlorë, i nisur që në vitin 2005, është një dështim. “Ne duam të njihemi me masat e qeverisë, në mënyrë që edhe dy bajpaset të mos jenë një dështim i përsëritur”, - tha Malaj. Por ministri Olldashi akuzoi opozitën për spekulime. “Nuk ka asnjë problem në investimet publike në Shqipëri. I vetmi problem që keni ju është se doni të tregoni radikalizëm”, - u shpreh Olldashi, duke e cilësuar bajpasin e Fierit një projekt të suksesshëm. Ndërsa duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se qeveria po rrezikon stabilitetin makroekonomik, pasi borxhi publik ka kapërcyer nivelin prej 60%, kreu i Financave, Ridvan Bode, tha: “Borxhi është pjesë e retorikës së opozitës. Ne do të ndërtojmë rrugët, ju merruni me apologjitë e borxhit.” Pas tri orë debatesh për marrëveshjen e financimit të tri veprave të rëndësishme infrastrukturore, ndërtimin e bajpaseve të Vlorës dhe Fierit dhe rrugën Tiranë–Elbasan, me 67 vota pro Kuvendi miratoi marrëveshjen e huas për ndërtimin e auostradës Tiranë–Elbasan. Marrëveshja, e cila u firmos dhjetorin e kaluar nga ministri Bode në Abu-Dabi, është pjesë e një financimi prej rreth 300 milionë dollarë për të tria segmentet e autostradës Tiranë–Elbasan. Një pjesë e huas prej 50 milionë dollarësh do të përdoret për ndërtimin e një prej akseve të autostradës Tiranë–Elbasan.