Ende nuk eshte gjetur eksperti per ekspertimin e videos Meta-Prifti
Ende nuk është gjetur eksperti për ekspertimin e videos Meta-Prifti.
Është kjo deklarata e relatorit të trupit gjykues, në seancën gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit Ilir Meta.
Sipas Ardian Dvorvanit, eksperti nuk është gjetur për mungesë kohe dhe ndaj trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancave për në vjeshtë, lidhur edhe me pushimet verore.
Menjëherë pas dhënies së vendimit për shtyrjen e seancave ka reaguar avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Meta, pasi në seancën e shkuar kishte kërkuar që procesi gjyqësor të vijonte me provat e tjera, konkretisht pyetjen e dëshmitarëve dhe të mos bllokohej vijueshmëria e procesit.
Avokatët Veleshnja dhe Serjani shprehen se në vendin tonë ka ekspertë të cilët mund t’i përgjigjen çështjes së video-regjistrimit Meta-Prifti, por edhe nëse bëhet fjalë për të caktuar ekspertë të huaj, ata nuk do të ishin kundër.
Mbetet për t’u parë në mesditën e 9 shtatorit se kush do të jetë grupi i ekspertëve që do të bëjnë edhe një herë akt- ekspertizën e video-regjistrimit Meta-Prifti dhe nëse sërish pjesë e ekspertizës do të jetë edhe video-regjistrimi “Prifti-Beqiri”, i zbuluar nga ora origjinale me të cilën është bërë përgjimi.
Në seancën e kaluar, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kreut të LSI-së, Ilir Meta, për administrimin si provë të kasetës së incizuar, së bashku me proces-verbalin e transkriptimit të videos dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit për heqjen dorë nga marrja si provë e transkriptit të bisedës në video-regjistrimin Prifti-Beqiri.
Lëvizja e fundit e prokurorisë ngjalli reagimin e vetë z. Meta dhe ngritjen e një sërë pyetjesh nga publiku se përse proukuroria tërhoqi të vetmen provë origjinale që kishte kundër ish-kryeministrit Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, video-regjistrimet Meta-Prifti, Prifti-Beqiri.