E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset Procedurat e regjistrimit tek tatimet dhe pagesa e TVSH-së

Autori i Lajmit: A.Sh

Drejtoria e Përgjithshme sqaron në udhëzim se bizneset me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë do të vijojnë subjekte të taksës vendore, kurse mbi 5 milionë lekë do të duhet të regjistrohen për faturat e TVSH-së. Çdo person fizik apo juridik që zhvillon veprimtari ekonomike, qarkullimi i të cilit për vitin 2009 tejkalon ose parashikohet të tejkalojë 8 milionë lekë për këtë vit kalendarik, janë të detyruar të kërkojnë të regjistrohen për TVSH-në. Drejtoria Rajonale Tatimore për këtë kategori tatimpaguesish do të ndryshojë përgjegjësinë tatimore, pra do të aktivizojë këta tatimpagues për llojet e tatimeve: TVSH, tatim-fitimi, sigurime shoqërore e shëndetësore dhe TAP (sipas rastit). Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP, detyrimi për deklarim për këta tatimpagues do të ndryshojë nga çdo 3 muaj në çdo muaj. Sa u takon bizneseve që tejkalojnë ose parashikohet të tejkalojnë 5 milionë lekë për këtë vit kalendarik, janë të detyruar të kërkojnë të regjistrohen për TVSH-në. “Kjo kategori tatimpaguesish do të vazhdojë të jetë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale për biznesin e vogël, taksës vendore pranë bashkive apo komunave dhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe TAP-in, detyrimin për deklarim do të vazhdojë të jetë çdo 3 muaj”,- nënvizon qarkorja. Këto biznese duhet të bëjnë kujdes për çështjen e faturës me TVSH. Sipas qarkores së lëshuar nga drejtori i Përgjithshëm, Artur Papajani, "të dyja kategoritë (8 dhe 5 milionë lekë), do të pajisen me faturë tatimore me TVSH pranë drejtorive rajonale tatimore në momentin e regjistrimit si tatimpagues të TVSH-së (momenti i ndryshimit të përgjegjësisë tatimore) dhe duhet të lëshojnë faturë me TVSH apo të llogarisin TVSH-në mbi furnizimet e tyre që nga momenti i regjistrimit. Deklarimi i parë për TVSH-në për tatimpaguesit e regjistruar në janar 2010 do të jetë më 1-14 shkurt 2010.

Procedurat
Kategoritë dhe taksat

Çdo person fizik apo juridik që zhvillon veprimtari ekonomike, qarkullimi i të cilit për vitin 2009 ka tejkaluar 8 milionë lekë për këtë vit kalendarik, janë të detyruar të kërkojnë të regjistrohen për TVSH-në që nga 1 janari i vitit 2010, brenda 15 ditëve. Drejtoria Rajonale Tatimore për këtë kategori tatimpaguesish do të ndryshojë përgjegjësinë tatimore, pra do të aktivizojë këta tatimpagues për llojet e tatimeve: TVSH, tatim-fitimi, sigurime shoqërore e shëndetësore dhe TAP (sipas rastit). Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP, detyrimi për deklarim për këta tatimpagues do të ndryshojë nga çdo 3 muaj në çdo muaj. “Kjo kategori tatimpaguesish do të vazhdojë të jetë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale për biznesin e vogël, taksës vendore pranë bashkive apo komunave dhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe TAP-in, detyrimin për deklarim do të vazhdojë të jetë çdo 3 muaj", nënvizon qarkorja. Këto biznese duhet të bëjnë kujdes për çështjen e faturës me TVSH. Sipas qarkores së lëshuar nga drejtori i Përgjithshëm, Artur Papajani, “të dyja kategoritë (8 dhe 5 milionë lekë), do të pajisen me faturë tatimore me TVSH pranë drejtorive rajonale tatimore në momentin e regjistrimit si tatimpagues të TVSH-së (momenti i ndryshimit të përgjegjësisë tatimore) dhe duhet të lëshojnë faturë me TVSH apo të llogarisin TVSH-në mbi furnizimet e tyre që nga momenti i regjistrimit. Deklarimi i parë për TVSH-në për tatimpaguesit e regjistruar në janar 2010 do të jetë më 1-14 shkurt 2010.

Detyrimet
Sa duhet të paguajnë bizneset?

Pavarësisht ndryshimit, biznesi i vogël që kalon me TVSH duhet të paguajë detyrimet tatimore për llojin e tatimit që ka qenë i regjistruar, si deklarimin e sigurimeve shoqërore për 3-mujorin e fundit të vitit 2009 deri më 20 janar 2010 dhe deklaratën vjetore të të ardhurave personale si biznes i vogël. Po ashtu, çdo person fizik apo juridik që do të regjistrohet për TVSH-në dhe për tatimin mbi fitimin (biznesi i madh), sipas kategorisë A (qarkullimi 8 milionë lekë), prej datës së ndryshimit të përgjegjësisë është i detyruar të dorëzojë inventarin e mallit gjendje në datën 31.12.2009, inventarin e aktiveve afatgjata materiale e jomateriale nëse ka etj. Këto deklarata do të depozitohen në dosjen e tatimpaguesit dhe do të jenë të vlefshme për përllogaritjen e saktë të detyrimeve të tatimpaguesit për periudhat që do të vijojnë për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›