Mbeten pezull gjyqet për pensionet
Autori i Lajmit: Anilejda Shëmbitraku
Shoqata e Ushtarakëve në Lirim dhe në Rezervë (SHKURSH) është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim që shpresohet t`i japë fund kalvarit të gjyqeve të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, punonjësve të Shërbimit Informativ, ushtarakëve të Gardës së Republikës, të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të Zjarrfikësve, etj. “Ligji i fundit, i cili është i ankimuar në Gjykatën Kushtetuese dhe në pritje të një vendimi të saj, ka bërë që të mbeten pezull pothuajse të gjitha gjykimet në të tria shkallët e gjykimit, sepse në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ky ligj kërkon të mohojë dhe të anulojë edhe vendimet e formës së prerë të këtyre gjykatave”,- kështu ka theksuar në një intervistë dhënë për gazetën “Ballkan”, Mehdi Pogaçi, president i SHKURSH.
Në çfarë stadi ka arritur procesi gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese?
Procesi gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese mendoj se është në fazën përmbyllëse. Ne jemi duke pritur çdo ditë që Gjykata Kushtetuese të na njoftojë për shpalljen e vendimit. Siç e keni vënë re, ka pasur një numër jo të vogël vendimesh që kjo gjykatë ka dhënë muajt e fundit dhe shpresojmë që edhe kalvarit të gjyqeve të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, punonjësve të Shërbimit Informativ, ushtarakëve të Gardës së Republikës, të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të Zjarrfikësve, etj. t`i ketë ardhur fundi.
A po zbatohet ky ligj për sa u takon pensioneve suplementare të ushtarakëve në lirim dhe në rezervë?
Ky ligj, si dhe të gjitha ligjet e tjera të mëparshme, nuk zbatohen për ata ushtarakë apo punonjës të shërbimeve të mësipërme që kanë fituar të drejtën e pensionit të parakohshëm nga data 1 korrik 2009 e në vazhdim. Atyre u është ndërprerë çdo lloj shpërblimi, në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi, dhe gjithë ky grup ushtarakësh ka mbetur pa asnjë të ardhur. Askush nuk ka të drejtë t`u ndërpresë atyre të drejtën e çfarëdo lloj pensioni, i cili duhet të jepet ose mbi bazën e ligjit të fundit, ose mbi bazën e ligjeve të mëparshme, siç janë ligji nr. 8087 apo nr. 9418, i ndryshuar. Pavarësisht nga vendimi i Gjykatës, nëse në të ardhmen atyre do t`u jetë dhënë më shumë, mund t`u ndalet teprica, nëse do tu jetë dhënë më pak, do t`u kompensohet. Mosdhënia e pensionit është një dënim kolektiv ndaj këtij grupi.
Është folur shumë për gjyqet individuale të ushtarakëve kundër këtij ligji. Mund të na thoni diçka më shumë në lidhje me këtë gjë? A janë duke u zbatuar vendimet pozitive të gjykatave?
Ligji i fundit, i cili është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese dhe në pritje të një vendimi të saj, ka bërë që të mbeten pezull pothuajse të gjitha gjykimet në të tria shkallët e gjykimit, sepse në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ky ligj kërkon të mohojë dhe të anulojë edhe vendimet e formës së prerë të këtyre gjykatave. Faktikisht, Kushtetuta përcakton se, kur gjyqtari e shikon që një ligj bie ndesh me kushtetutën, nuk e zbaton atë. Një gjë të tillë e ka përmendur, para disa kohësh, edhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Breça. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përmbarimin, i cili gjithashtu ka mbetur në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj.
SHKURSH
“Shpresojmë në zbatimin e vendimit të Kushtetueses”
Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nga i cili do të varet edhe reagimi i saj në të ardhmen. Mendoj se Qeveria e di problemin e ligjit dhe, po të mos i mungonte vullneti i mirë, do të na kishte thirrur të diskutonim dhe të gjenim një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët. Në një përvjetor, ku ndodhej edhe zoti Imami, ministër i Mbrojtjes, pasi ai akoma nuk na ka pritur në zyrën e vet, pas emërimit të tij në postin e ministrit të Mbrojtjes, kur ia thamë problemin, na u përgjigj se “ne e bëmë ligjin, tani varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese”. Le të shpresojmë që vendimi i Gjykatës të jetë i drejtë dhe të shikojmë pastaj, nëse edhe ky vendim do të ketë fatin e vendimit të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, domethënë që të mos zbatohet.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010