E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset: Propozimet tona per pagat referuese

Kur ka kaluar afro nje vit nga hyrja ne fuqi e udhezimit mbi pagat referuese, bizneset ne vend, per asnje çast nuk jane ndalur te kundershtojne propozimin e qeverise.

Kesaj here reagimi i tyre nuk vjen vetem si qendrim kundra udhezimit, por me nje pakete te re ndryshimesh, duke e konsideruar projektin e qeverise si nje praktike qe demton biznesin.

Sektori industrialist ne vend ka bere gati nje sere sugjerimesh ne rishikimin e disa pikave. Konfindustria njoftoi dje se eshte ne fazen perfundimtare te pergatitjes se paketes se pare te propozimeve per permiresimin e sistemit te referencave, qe do t’i paraqitet qeverise shqiptare ne nje kohe te shpejte.

Propozimet e biznesit vijne si pasoje e problemeve te shumta, me te cilat jane perballur industrite shqiptare gjate zbatimit te sistemit te referencave mbi page ne periudhen njevjeçare te hyrjes ne fuqi te akteve ligjore perkatese.

Konkretisht, paketa e pare lidhet me permiresimin e domosdoshem te niveleve te pagave te references, per t’u pershtatur me te dhenat e tregut, si nje nga fushat me problematike te perballje se biznesit me institucionet fiskale qe kane prodhuar me dhjetera penalizime ndaj biznesit.

“Njekohesisht, ne studimin e Konfindustrise, ne propozimet e saj eshte pasur parasysh qe te mos preket shkalla e te ardhurave te planifikuara ne buxhetin e shtetit, çka eshte plotesisht e mundshme”, u shpreh dje ne nje njoftim per mediat, administratori i pergjithshem, Gjergj Buxhuku.

Drafti

Sugjerimet e Konfindustrise, ne forme pakete do te pergatiten ne nje material te plote, duke iu referuar shqetesimeve te kompanive per nivele te ndryshme te pagave te references.

“Hartimi i paketes dhe paraqitja, me pas ne qeveri, do te kryhet permes nje studimi te kryer ne radhe te pare mbi nivelin e pages, tipit te industrise e se fundmi, dhe qe eshte me e rendesishmja, shperndarjes gjeografike te industrive ne vend”, beri te ditur Buxhuku.

Paketa e pare e propozimeve qe po pergatitet, do te jete per nivelet e pagave te references se industrise ushqimore. Me pas do te vazhdohet me te gjithe sektoret e tjere te industrise shqiptare, te prekur nga sistemi aktual i pagave referuese, aplikimi i se ciles ka sjelle detyrime te medha tatimore.

Biznesi

Me kohe ka kundershtuar vendosjen e sistemit te pagave te references, duke e konsideruar nje dobesi te institucioneve te fiskut dhe shmangie nga parimet baze te sistemit te tregut te lire, te kontrollit dhe vetedeklarimit.

“Pavaresisht se industrite kane provuar me dokumentacion te rregullt nivelin e pagave, perseri institucionet e fiskut nuk kane marre parasysh arsyetimet dhe kane shkuar deri ne marrjen e masave teper te renda”, perfundon Konfindustria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›