Bizneset ankesa për tatimet
Sipas bizneseve, ne shumicën e rasteve kontrollet vijnë nga struktura te ndryshme te administratës tatimore dhe dublojnë njeri-tjetrin. Por pak kush e di qe ankesat qe bizneset kane ndaj tatimeve mund te zgjidhen pranë avokatit te tatimpaguesve, i cili ofron shërbim falas. Vetëm ne 6 muaj funksionim te kësaj zyre numri i ankesave zyrtare, arrin ne 80, me një tendence rritëse kohet e fundit. Ankesat me te mëdha janë ndaj degës se tatimeve Tirane, ku është përqendruar edhe numri me i madh i bizneseve. Ndërkohë qe ne 60% te ankesave kompanitë kane patur drejte, ndërsa tatimet kane rezultuar se kane abuzuar me detyrën.