E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qetësohet situata ne veri

Gjate dites nuk është shënuar asnjë incident, por tensionet e vetme kane qene ato te shënuara ne te gdhire te se dielës kur pranë kufirit, grupe serbesh te veshur me te zeza kane nga na serbe por pa shkaktuar trazira, kjo për shkak edhe te forcave te përforcuara te KFOR-it si ne pikat 1 dhe 31 ashtu edhe ne anën jugore te urës se Ibrit. Beogradi ndërkohë i ka dërguar BE-se një plan për vendkalimet kufitare në të cilin parashihet që të mos ketë prani të personelit shqiptar atje. Këtë e paralajmëruan me herët ministri i Brendshëm, Dacic dhe ai për Kosovën, Bogdanovic. Me herët edh dhe duke kërkuar që çështja e vendkalimeve të jetë pjesë e raundit të ri të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Por kërkesat e tilla janë hedhur poshtë nga autoritetet e Kosovës. Por hedhja e tensioneve ne Mitrovicë ne tavolinën e diskutimeve nuk pranohet nga pala kosovare. Me pare kryeministri Thaçi, zv/kryeministrja Tahiri, si dhe zyrtare te tjerë te larte kane deklaruar se ne negociata shqyrtohen vetëm çështje teknike. Te shtunën ne fshatin Zupc te Zubin Potokut ne mbrëmje janë dëgjuar te shtëna. Sipas mediave vendase një grup serbesh kane qëlluar drejt makinave qe qarkullonin nga Zubin Potoku ne këtë fshat. I menjehershem ka qene reagimi i zëdhënësit te policisë se Kosovës, i cili ka deklaruar se pavarësisht te shtënave, situata mbetet nen kontroll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›