E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urbanizimi i Shqipërisë

Ky lloj migrimi i theksuar vitet e fundit nuk rekomandohet nga ekonomistet. Sipas specialistit Adrian Civici mbipopullimi vetëm i disa qyteteve e përqendron zhvillimin, e sjell pasoja, si rritje te kostos se jetesës ne zonat me popullsi te madhe dhe mungese te investimeve ne fshat apo qytete e tjera, te braktisura. Ne zonat rurale ndjehet, jo vetëm braktisja, por edhe mungesa e investimeve ne infrastrukture e Bujqësi. Ndërsa ne qytetet e mbipopulluara ka marre zhvillim te veçante sektori i ndërtimit. Megjithatë urbanizimi i vendit është shoqëruar edhe me një sere problemesh ekonomike dhe sociale si papunësia, rritja e krimit dhe divorceve. Por sa qytetare është popullsia e ardhur nga zonat rurale? Sociologu Zydi Dervishi deklaron se te ardhurve ne kryeqytete apo qytete e tjera, do tu duhen dekada për t’u civilizuar Zydi Dervishi. Migrimi brenda vendit nuk është një fenomen shqiptar. Me te janë përballur edhe shtete e tjera te botes, edhe pse shume vite me pare. Shqipëria është vendi i fundit ne Evrope, sa i përket procesit te urbanizimit dhe sipas eksperteve, do te duhet shume kohe, për t’u arritur standardet e vendeve fqinje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›