Bizneset ankohen per harxhimet
Drejtues te bizneseve te ndryshme ne rrugen e Elbasanit shprehen se edhe per ta zhurma e gjeneratorit eshte e padurueshme, por ne rastet kur ikin dritat, nuk kane zgjidhje tjeter. "Perpiqemi te mos humbasim klientet", shprehen ata me ze te larte, sepse zhurma nuk e lejon "luksin" e te biseduarit me ze normal. Si qytetaret qe shpresojne te mos ikin dritat per shkak te zhurmave te gjeneratorit dhe per arsye te tjera, edhe pronaret e bizneseve urojne te njejten gje. "Nese ikja e dritave do te jete e vazhdueshme, atehere do te jete keq edhe per ne, pasi do te harxhojme shume karburant", tregojne ata, duke deklaruar se mbase do te detyrohen te rritin cmimet e sherbimeve qe ofrojne. E, ne fakt, kete e urojme te gjithe. Kori i gjeneratoreve eshte i padurueshem. Teksa ecen rruges, fillimisht, e mendon si nje kalim procesin e ecjes, por me pas ndjen se e ke te domosdoshme te vraposh. Gjeneratoret nuk ta japin luksin qe te ecesh i qete, teksa clirojne zhurmen e pameshirshme, si deshmia me e gjalle e funksionit qe kryejne.