Nis acari, dje viktima e pare
Nisja e acarit gjate dites se djeshme dyshohet te kete shkaktuar viktimen e pare te ketij dimri. Keshtu, nje shtetas me banim ne fshatin Gribe te Gramshit me iniciale N.H. 69 vjec, u gjet dje pasdite i vdekur ne parcelen e tij, ndersa kishte shkuar te punonte. Te afermit kane njoftuar policine, e cila bashke me nje grup hetimor ka shkuar menjehere ne vendngjarje. Nga hetimet e para dhe nga kryerja e ekspertizes mjeko-ligjore rezulton se 69 vjecari ka vdekur nga infarkti akut i cili dyshohet qe te jete provokuar nga ulja e menjehershme e temperaturave.
Moti
Pervec ngjarjes se djeshme te vdekjes se 69-vjecarit, nje fakt tjeter qe po paralajmeron ardhjen e dimrit eshte nisja e reshjeve te bores, ne Korce. Pak dite me pare, sherbimi metereologjik "Meteoalb" kishte parashikuar ulje te temperaturave duke filluar nga dita e djeshme. Ne te vertete, te gjithe u perballem me kete ulje, e cila pritet te pershkallezohet. Keshtu, e gjithe java do te shoqerohet me ulje te ndjeshme te temperaturave me 5 grade celsius, te cilat do te arrijne vleren me te ulet ne fundjave. Shefja e zyres se parashikimit te motit, prane sherbimit metereologjik "Meteoalb", Tanja Porja theksoi se deri ne mesjave moti do te jete i paqendrueshem, me kthjellime e vranesira ku ne disa zona te vendit nuk do te mungojne dhe reshjet e shiut. Sipas metereologes, kjo jave paralajmeron hyrjen zyrtare te stines se dimrit. Reshje te pakta bore kane nisur te bien ne Korce, ndersa eshte parashikuar qe ne fundjave ato te perfshijne pothuaj te gjitha zonat malore. Metereologet i vleresojne temperaturat e regjistruara deri tani per muajt shtator e tetor, mbi normalen e stines se vjeshtes. Sipas tyre, kemi te bejme me spostim te vlerave nga njera stine, ne tjetren, e qe kane padyshim lidhje edhe me ngrohjen globale.
Parashikimi
Ndersa sipas Institutit te Energjise Ujit dhe Mjedisit, gjate dites se sotme mbi vendin tone do te mbizoteroje mot i kthjellet me ndonje kalim vranesirash te dobeta. Era do te fryje e lehte, deri 28 km/ore, nga kuadrati i veriut. Ne vendet malore, do te kete ngrica. Keshtu, temperaturat minimale nuk do te zbresin poshte -2 ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 9 grade. Ne vendet e uleta, pritet qe temperaturat minimale te shenojne 5 grade ndersa ato maksimale, 15 grade. Dhe, ne bregdet, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 6 grade, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 15 grade Celsius. Nderkaq, sipas sektorit te parashikimit te Motit prane Instituti te Energjise, Ujit dhe Mjedisit, gjate 24 oreve te ardhshme vendin tone do ta karakterizoje mot i kthjellet me vranesira te pakta. E thene ndryshme, ne vendet malore do te ulen temperaturat ne vlerat minimale, duke arritur -3 grade, ndersa maksimale ne 10 grade. Ne vendet e uleta, minimalet do te zbresin deri ne 4 grade, ndersa maksimalet do te ngjiten deri ne 15 dhe ne bregdet, temperaturat ekstreme te ajrit do te luhaten ne vlerat 5-15 grade Celsius.
L.Ndoka
Parashikimi i motit per sot dhe neser:
Sot:
Ne vendet malore -2 - 9
Ne vendet e uleta 5 - 15
Ne bregdet 6 - 15
Neser:
Ne vendet malore -3 - 10
Ne vendet e uleta 4 - 15
Ne bregdet 5 - 15