E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Shqiperi, kriza globale ende larg

Shqiperia nuk do te preket direkt nga kriza financiare globale, pasi ekonomia shqiptare eshte nje ekonomi ne zhvillim dhe efektet e krizes globale jane te uleta. Kjo ka qene analiza qe i kane bere zhvillimeve ekonomike ne vendin tone nje grup profesoresh nga fakulteti i ekonomise ne nje konference shkencore "Sfidat dhe rrisqet e ekonomise shqiptare". Profesor Sherif Bundo tha se, ekonomia shqiptare eshte nje ekonomi e vogel dhe ne zhvillim ndaj dhe efektet e krizes globale jane te uleta, por mund te ndjehen ne menyre indirekte, ne dergesat e emigranteve dhe ne eksportet shqiptare. "Ne vendin tone shkalla me e larte e riskut eshte risku psikologjik, por autoritetet shteterore duhet te jene transparente me publikun, ndersa Banka e Shqiperise duhet te rrise vigjilencen ", deklaroi Bundo. Duke u ndalur ne efektet e mundshme te krizes ne Shqiperi, Bundo tha se "nje rritje e pergjithshme e cmimeve do t'i jape efektet edhe ne ekonomine shqiptare", ndersa shtoi se "edhe kriza ne vendet ku punojne emigrantet shqiptare mund te ndikoje, jo vetem thjesht psikologjikisht, por edhe financiarisht, duke u pakesuar te ardhurat, gje qe do te coje ne uljen e prurjeve te te ardhurave, sidomos nese recesioni ekonomik boteror do te zgjase". Ne zonen e euros per here te pare qe prej themelimit te saj, eshte shenuar recesion. Ekonomia e 15 shteteve anetare te zones ku paguhet me monedhen euro, ka shenuar ne tremujorin e dyte dhe te trete te ketij viti, renie prej 0,2 per qind ka njoftuar pak dite me pare Enti Evropian i Statistikave. Ekspertet ne rastet e tilla flasin per recesion. Ne tremujorin e trete eshte shenuar renie ekonomike edhe ne pjeset e tjera te BE-se, prej rreth 0,2 per qind. Te dhenat e publikuara tregojne se ekonomite e 15 vendeve te eurozones kane rene ne recesion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›