E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeneratoret "cmendin" qytetaret

Kufizimet per disa ore te energjise elektrike dje, risollen ne kujtesen e mijera qytetareve zhurmen e tmerrshme qe shkaktojne gjeneratoret. Pothuaj ne te gjithe Tiranen kore te tera gjeneratoresh kane bere qe kalimtaret te mbyllin mire e mire veshet, e me pas t'ia japin vrapit, pasi ndotja akustike dje ka qene aq e forte sa edhe ne dimrat e shkuar.

Zhurma

Si ne kor, gjeneratoret dredhin edhe token, teksa "perpiqen" t´u sigurojne bizneseve te vogla e te medha, drite. Kishin shume kohe qe ata e kishin harruar sa "vrasese" eshte zhurma e gjeneratorit. Mendjet e tyre nuk mund te jene kurrsesi te kthjelleta dhe te bluajne hallet e shqetesimet e perditshme, pasi kete nuk ua lejon kori i zhurmave. E, si pasoje, ata nisin vrapimin, duke vene duart ne koke e duke mbuluar veshet, e duke u lutur qe dritat te vijne sa me shpejt. Atyre qe u bie celulari, qofte edhe per emergjenca, gati nuk cmenden nga inati se nuk mund te degjojne telefonuesin. Madje jo vetem ate, por edhe kalimtaret e njohur qe i pershendesin rruges. Qytetaret e pohojne pa ngurrin se dje kane qene me nervoze se asnjehere. Me te shqetesuar jane qytetaret qe i kane shtepite nje kat me siper lokaleve, apo restoranteve qe perdorin gjeneratore te permasave mjaft te medha. E, ne menyre paralele, bashke me permasat e gjeneratorit, rritet edhe zhurma.

Energjia

Qytetaret shprehen se per disa ore jane te gatshem ta durojne zhurmen e tmerrshme te gjeneratorit, porse shpresojne me gjithe shpirt qe kjo nuk do te jete e perditshme. "Shpresojme qe te jete duke u bere ndonje remont nga ana e KESH-it", thone ata. Sepse, nese kjo zhurme do te ishte e perditshme, ata shprehen se qetesia e tyre do te jete vertete ne pike kritike. Ata kujtojne me dhimbje vitin e kaluar kur qiriu ishte shoqerues i tyre pothuaj gjate gjithe dimrit. Megjithate, ata luten qe ajo situate te mos perseritet me. "Do te ishte e tepert nese do te perseritej situata e vitit te kaluar", shprehen qytetaret. E, mendimet dhe lutjet ua nderpret zhurma e nje gjeneratorit te stermadh, i cili sapo eshte vene ne pune. Kjo shkakton acarim tek kalimtaret te cilet shajne neper dhembe dhe sugjerojne qe organet kompetente te mos e lejojne perdorimin e tyre, ose te pakten te jene gjeneratore pa zhurmues, sepse mbi te gjitha zhurma e tyre shkakton nje ndotje te madhe akustike te qytetaret, deri ne humbjen e degjimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›