E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet part-time, ende asnje udhezim

Sistemi i studimeve me kohe te pjesshme duhet te niste zyrtarisht me 20 nentor, por duket se ai do te shtyhet serish. Kjo pasi ne universitete ende nuk ka mberritur asnje udhezim, i cili u hap driten jeshile, nisjes se studimeve me kohe te pjesshme. Drejtuesit e fakulteteve te Universitetit te Tiranes, ku do te aplikohet part-time, shprehen se nuk mund te nisin regjistrimet e ketyre kandidateve, pasi nuk kane asnje udhezim per pranimet e ketij sistemi studimesh. "Ende nuk mund te themi asgje te sakte se kur do te mund te nisin studimet per part-time dhe aq me pak regjistrimet. Kjo pasi ende nuk jane miratuar propozimet e kuotave qe ne kemi derguar ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences", - shpjegojne ata. Nderkohe qe pritet qe ne kete sistem studimesh te aplikojne rreth 3 mije kandidate, ne te gjithe universitetet publike te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›