Bizneset, deklarohen dhe familjarët e papaguar
15/12/2011 Ndryshojnë rregullat për deklarimin e punëmarrësve dhe hapjen e biznesit
Të gjitha bizneset e reja duhet të deklarojnë personat e punësuar brenda dy ditëve nga marrja e licencës, në rast të kundër tatimorët do të vendosin gjoba për vonesa apo për shkelje. Ndërkohë dhe nisja e aktivitetit nuk do të cilësohet i ligjshëm pa marrë më parë licesën, por vetëm pasi të ketë marrë këtë dokument ligjor. Megjithatë, është parashikuar që në zhvillimet e kompanive të vogla të përfshihet dhe deklarimi i familjarëve të papaguar. Në mbledhjen e zhvilluar dje të qeverisë sanksionohet: “Personat juridikë dhe fizikë ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare vetëm pas regjistrimit të tyre në përputhje me ligjin nr. 9723, datë 3.05.2007, «Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit». Dy ditë pune pas regjistrimit në QKR personi juridik dhe fizik duhet të deklarojë në organin tatimor listën e të punësuarve me pagën përkatëse, përfshirë dhe listën e punonjësve të papaguar të familjes së personit fizik mbi 16 vjeç me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht.”
Megjithatë, pavarësisht vendimit për rregulla më strikte, duket se tatimorët do të pranojnë dhe faktin se për personat e familjes nuk do të paguhen kontribute, por se në evidencat zyrtare do të rezultojnë pjesë e aktivitetit. Kjo si për të shmangur gjobat për shkak të mosdeklarimit të kontributeve, ashtu dhe për të çliruar bizneset nga një ngërç i tillë.
Afatet dhe kriteret
Deklarimet e punonjësve dhe pagesa e kontributeve do të realizohen sipas afateve konkrete për të shmangur vendosjen e gjobave. “Nga personat fizikë, përjashtuar personat fizikë të regjistruar si tatimpagues të taksës vendore mbi biznesin e vogël, brenda datës 20 të muajit pasardhës. Deklarata në këtë rast do të përfshijë personat e vetëpunësuar, punonjësit e papaguar të familjes si dhe të punësuarit”, - thuhet në vendimin e qeverisë. Gjithashtu shtohet se personi juridik e fizik është i detyruar të deklarojë zyrtarisht në organin tatimor çdo punonjës që fillon punë për herë të parë te subjekti apo të punësuar rishtazi pranë tij të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës. Për të larguarit do të pranohet ndërprerja zyrtare e punës dhe prej tatimeve brenda 10 ditëve kalendarike nga data e largimit. Në rast se deklarimi bëhet më vonë nga afati, punëdhënësi duhet të paguajë detyrimet e kontributeve.
Verifikimet
Punëdhënësi duhet të mbajë regjistrime për periudhën e marrëdhënieve të punës dhe shumat e paguara në para ose si përfitime në natyrë për çdo punëmarrës sipas përcaktimeve të bëra në Kodin e Punës. Këto regjistrime u vihen në dispozicion punonjësve të autorizuar të administratës tatimore sa herë që kërkohet prej tyre. Tatimpaguesi duhet të vendosë në listëpagesë numrin personal të çdo punonjësi. Çdo punëmarrës duhet të pajiset me një formular me të dhënat, të ndara sipas muajve, për pagën, kontributet dhe tatimin e paguar gjatë periudhës së punësimit brenda një viti kalendarik. Nëse pas verifikimeve të tatimorëve apo të subjekteve do të rezultojë se vlera e paguar për kontributet është realizuar më shumë nga çduhet, institucioni përkatës do të detyrohet që ta rimburojë subjektin. Ose në një tjetër formë të kalojë shumën e paguar më shumë në detyrimet pasardhëse.
Rregullat
1. Personi i detyruar për të paguar kontribute, për çdo periudhë duhet të deklarojë në organet tatimore të dhënat për kontributet në total dhe për çdo individ.
2. Deklarata për kontributet e subjektit duhet të përmbajë shumën e kontributeve, të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetësore për tu paguar, numrin e kontribuesve.
3. Personat që janë të detyruar të paguajnë kontribute deklarojnë në organin tatimor të dhënat sipas formatit të listëpagesës, ku veç të tjerash shënohet për çdo person emri e mbiemri, numri personal, paga, shuma e kontributeve të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetësore si dhe e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi për tu paguar.