E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtori i ERU Dervishaj Rritja e cmimit te ujit do behet nese qytetareve i eshte siguruar uje cilesor

Sipas Entit Rregullator te Ujit duke filluar nga janari ndoshta qytetaret dhe biznesi shqiptar do te paguajne me shtrenjte per ujin e pijshem por pritet qe vendimi zyrtar te merret me 24 dhjetor nderkohe qe kjo eshte faza ne te cilen po inspektohen shoqerite e ujesjelles kanalizimeve ne te gjithe vendin. Ajo qe thekson Avni Dervishaj drejtori i ERU-se eshte se perpra se shoqerite e ujesjellesve qe kerkojne rritje te cmimit te ujit duhet ti kene siguruar qytetarve uje cilesor ne te kundert kerkesa e tyre edhe ne rastin e UKT nuk do te merret parasysh. Sipas nje raporti te paraqitur nga ERU dhe 50 shoqeritee ujesjellesve qe operojne ne vend shfaqen probleme ne sistemin e kanalizimeve. Per kete ERU ka kerkuar nje kontrate model midis shoqerive dhe konsumatoreve. Kjo marreveshje kerkon qe te gjithe qytaret do te plotesojne nje ankete se ne ckushte behet furnizimi me uje i shtepive te tyre. Sipas eksperteve nese nuk ka subvencione nga qeveria qendrore qytetaret nuk do te kene ne cezmat e tyre uje te pijshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›