Të ardhurat personale duhet të deklarohen deri në prill 2012
15/12/2011 Deklarimi i parë vjetor për 2011-ën, procedurat që do të ndiqen nga qytetarët
Qytetarët shqiptarë duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale për 2011-ën. Deklarata individuale vjetore e të ardhurave do të dorëzohet në Drejtorinë rajonale Tatimore, e cila mbulon vendbanimin e individit deklarues, dorazi, me postë apo në rrugë elektronike jo më vonë se data 30 prill. Detyrimi i parë i deklarimit bëhet brenda datës 30 prill 2012 për vitin fiskal 2011. Çdo qytetar i punësuar apo i vetëpunësuar që siguron të ardhura do të plotësojë deklaratën vjetore të të ardhurave. Ekspertë të ekonomisë kanë vlerësuar pozitivisht ndërmarrjen e një nisme të tillë ligjore. Sipas tyre, deklarimi i të ardhurave personale do t’i shërbejë formalizimit të ekonomisë, por edhe ndërgjegjësimit qytetar. Gjithashtu, në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Financave për këtë ligj, individët jorezidentë shqiptarë apo të huaj mund të plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave megjithëse nuk kanë detyrim ligjor për këtë.
Si llogariten shpenzimet
Ata që duhet të plotësojnë deklaratën, sipas ligjit, janë të gjithë individët që marrin një pagë apo të vetëpunësuarit. Përjashtohen vetëm ata individë që nuk fitojnë më shumë se 200 mijë lekë në vit dhe të vetëpunësuarit që qarkullojnë deri në 2 milionë lekë në vit. Deklaratën mund ta plotësojnë edhe ata persona që duan të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme, por ky nuk është detyrim ligjor. Në të do të paraqitet paga neto, pra sasia e të ardhurave që mbetet duke hequr pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në këtë sasi të hollash do të shtohen, nëse ka, të ardhurat bruto nga qiratë, të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëritë tregtare apo veprimtaritë e biznesit, shitja e sendeve të paluajtshme në pronësi të deklaruesit, interesat bankare, shuma bruto e fituar nga lojërat e fatit, të ardhurat nga skema e sigurimit suplementar, trashëgimia dhe dhurimi. Nëse ai që deklaron është i vetëpunësuar në bujqësi ai duhet të përfshijë edhe të ardhurat që realizon gjatë veprimtarisë së tij ekonomike, pavarësisht nga lloji i aktivitetit. Kësaj shume do t’i zbriten vetëm shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim dhe shpenzimet për mjekim për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, deri në masën 4,1 për qind të të ardhurave bruto. Për shpenzimet e zbritshme që qytetari do të kryejë duhet të mbajë dokument origjinal që vërteton shpenzimin. Pra, kujdes sepse faturat e këtij viti do t’u duhen për 30 prillin e vitit 2012, kur do të bëni deklarimin e parë vjetor të të ardhurave.
Pagesat për qytetarët
Qytetarët do të paguajnë tatim mbi diferencën midis totalit të të ardhurave bruto dhe shpenzimeve të zbritshme. Ajo tatohet me 10 për qind. Pas plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës vjetore, kryefamiljari është i detyruar që të derdhë pagesën e tatimit, nëse diferenca del pozitive brenda 30 ditëve. Nëse diferenca rezulton negative, administrata tatimore i kthen tatimpaguesit shumën e taksave të paguara më shumë nga sa i takon. Në këtë rast afati i lënë për administratën tatimore është më i gjatë, pasi kthimi i shumave bëhet brenda një viti nga bërja e deklaratës. “Deklaruesi, në rast se konstaton gabime materiale të bëra nga ai vetë gjatë plotësimit të deklaratës, ka të drejtë që, brenda 3 muajve nga data e dorëzimit të deklaratës, të bëjë korrigjimet e nevojshme”, - thekson ligji. Plotësimi i deklaratës vjetore të të ardhurave është një standard i ri që vendos drejtësi shoqërore dhe formalizimin e ekonomisë. Në të ardhmen qeveria mund të rrisë numrin e shpenzimeve që mbulohen dhe rimbursohen nga kjo skemë dhe të bëjë rishpërndarje të të ardhurave drejt shtresave më vulnerabël, duke rimbursuar taksat e paguara gjatë vitit.
Faturat
Për çdo të ardhur dhe shpenzim, që jepet në deklaratë tatimpaguesi mban kopje origjinale të dokumentit që provon të ardhurën apo shpenzimin e zbritshëm ose fotokopje të njësuar nga institucioni lëshues i dokumentit. Në rastin kur deklarata dorëzohet elektronikisht, dorazi apo me postë, skanime/fotokopje e këtyre dokumenteve i bashkëlidhen deklaratës vjetore të të ardhurave. Origjinali i tyre vihet në dispozicion të administratës tatimore, kur kërkohet prej saj.
Gabimet
Në rast se deklarata tatimore vjetore e të ardhurave nuk është plotësuar në kohë apo ka gabime, administrata tatimore zbaton sanksione administrative, sipas ligjit të procedurave tatimore. Kur tatimpaguesi jep informacion të gabuar apo të rremë e të pakorrigjuar nga ai vetë, brenda afatit të parashikuar nga ky ligj për korrigjimin, zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe të Kodit Penal.
Shembull për deklarimin e shpenzimeve
Paga neto mujore 50 000 lekë
Paga neto në vit 50 000 lekë x 12 muaj = 600 000 lekë
Shuma e interesit për kredi shkollore 5 000 lekë/muaj x 12 muaj = 60 000 lekë
Shpenzime për mjekim 4,1 për qind e të ardhurave = 24 600 lekë
Totali i shpenzimeve të zbritshme
60 000 lekë +24 600 lekë = 84 600 lekë
Shuma e tatueshme pas shpenzimeve të zbritshme
600 000 lekë - 84 600 lekë = 515 400 lekë