Buxheti i Tiranës Gati fondi prej 70 milionë dollarësh
15/12/2011 Buxheti i Bashkisë së Tiranës pritet të jetë rreth 70 milionë dollarë. Pritet që të dorëzohet për miratim në ditët e fundit të këtij muaji. Burimet kanë bërë të ditur se grupet e punës janë në përfundim të hartimit të pikave përfundimtare si dhe prioritetet që do të ketë bashkia vitin në vijim. Ky do të jetë dhe viti i parë ku Basha do të drejtojë bashkinë në vizionin e tij, duke pasur dhe hartimin e një buxheti sipas ideimeve të tij. Pritet që një rëndësi e madhe ti jepet infrastrukturës, si një kusht për qarkullimin e lirshëm të banorëve, por dhe të lëvizjes së biznesit. Ndërkohë që në projekte të rëndësishme do të jenë dhe ambientet publike si dhe krijimi i kushteve të duhura në shkolla dhe kopshte. Megjithatë, gara dhe këtë vit do të jetë në sigurimin e votave të duhura për të kaluar buxhetin e bashkisë, gjë që duket se tashmë është një faktor i tejkaluar. Ndërkohë së bashku me buxhetin pritet të paraqitet dhe paketa e re fiskale për bashkinë e Tiranës.
Një vit më parë debate mbi buxhetin e bashkisë, formën e ndarjes së fondeve si dhe transparenca mbi objektet ku do të investohet ka sjellë bllokimin e draftit, gjë që detyroi funksionimin e një buxheti mbi baza mujore, por pa penguar një mbarëvajtje të punës. Duket se këtë vit do të kemi propozime të përcaktuara sipas zonave, por dhe një projekt të plotë të Tiranës.
Planifikimi i buxhetit të ri për kryeqytetin
Basha: Ndërtim, restaurim dhe pajisje të çerdheve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela, së bashku me ambasadorin e OSBE-së Eugen Volfart dhe bashkëshorten e tij Ana Maria, ishin dje në çerdhen nr. 11 në Laprakë. OSBE-ja ka mundësuar pajisjen e kësaj çerdheje me mjete të domosdoshme, si: shtretër, dyshekë, frigoriferë, ngrohëse, peshqirë, batanije, çarçafë, tapete dhe një kënd lojërash, duke kontribuar kështu në përmirësimin e ndjeshëm të kushteve për 34 fëmijët e kësaj çerdheje, ndërkohë që babagjyshi i Vitit të Ri ka shpërndarë dhurata të veçanta për fëmijët. “Në planifikimin tonë afatmesëm synohet që brenda dy viteve të ardhshme numri i çerdheve në të gjithë territorin e qytetit të jetë i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e qytetarëve, kërkesë që sot është më e madhe sesa mundësitë për ti përballuar me numrin e çerdheve aktuale”, - tha Basha. Ndërkohë ambasadori i OSBE-së nënvizoi domosdoshmërinë që të gjithë të japim pak më shumë dashuri dhe ngrohtësi për fëmijët: “Me aq fonde sa mund të siguronim, u përpoqëm të ndihmonim këtë çerdhe, fëmijët e kësaj çerdheje, me disa pajisje të nevojshme, që ti bëjnë ata të lumtur jo vetëm për Krishtlindje, por dhe për muaj të tërë në vijim”, - tha Volfart.
Për kryetarin e bashkisë në planifikimin afatmesëm synohet që brenda dy vjetve të ardhshëm numri i çerdheve në të gjithë territorin e qytetit të jetë i mjaftueshëm për të kënaqur kërkesën që prindërit kanë për të sjellë fëmijët në çerdhe, kërkesë që sot është më e madhe sesa mundësitë që ka qyteti i Tiranës për të përballuar me numrin e çerdheve aktuale. “Natyrisht, kjo do të kërkojë një planifikim nga ana jonë sa u përket territoreve ku do të ndërtohen këto çerdhe, por dhe skema të reja të financimit në bashkëpunim me sektorin privat, në mënyrë që në 24 muajt e ardhshëm Tirana të lërë mbrapa kohën kur prindërit kërkojnë çerdhe e nuk ka mjaftueshëm vende për fëmijët e tyre dhe çerdhet e Tiranës të përmbushin plotësisht standardin europian, siç aplikohet kudo në Europë”, - tha Basha.
Task-forca e bashkisë
Kontroll dhe në markete për çmimet
Task-forca e ngritur nga Bashkia për të frenuar abuzimin me çmimet e produkteve ushqimore nga tregtarët është ndalur në tregun te sheshi “Avni Rustemi”, ku kanë kërkuar afishimin e çmimeve. Sipas nënkryetarit të Bashkisë Edmond Panariti, pas tregjeve me shumicë dhe pakicë të fruta-perimeve task-force do të ushtrojë kontrollet e saj në marketet e lagjeve dhe supermarketet në kryeqytet. "Bashkia e Tiranës do të rikonstruktojë edhe tregjet që nuk plotësojnë parametrat e duhur për të ushtruar këto aktivitete, siç është tregu në zonën e Porcelanit", - tha Panariti. Bashkia e Tiranës ka kryer një kontroll në tregun e ish-uzinës “Dinamo” për të verifikuar çmimet e produkteve të shumicës dhe pakicës. Nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti, i shoqëruar nga policia bashkiake dhe zyrtarë të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, u ka kërkuar tregtarëve që të bëjnë transparente çmimet e produkteve.
Nënkryetari i Bashkisë ka deklaruar se çmimet do të jenë në qendër të kontrolleve që do të kryhen në ditët në vijim, pasi Bashkia e Tiranës është e vendosur të mbrojë konsumatorin nga abuzimet me to, si ka ndodhur çdo fund viti. Konsumatorët shqiptarë, ndryshe nga vendet e tjera, përballen me rritje të çmimeve me raste festash. Këtë fund viti tregtarët do të përballen me një task-forcë që do të pengojë rritjen e çmimeve në mënyrë artificiale në ditët e fundit të vitit.