E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset e papërfunduara të Evopës

Fundi i Luftës së Ftohtë nuk ka prodhuar ngrohtësi gjithandej kontinentit. Veçantia e Evropës së sotme është lloj-llojshmëria e përmbajtjeve të "konflikteve të ngrira". Prej Qipros, nëpër Ballkan, dhe përmes Bashkimit Sovjetik, fashitja e luftrave të vogla, por të ndyra, nuk ka ndodhur si rezultat i marrëveshjeve paqësore, por thjesht duke i ngrirë pozicionet e secilës palë. Problemi kryesor me konfliktet e ngrira është se ato kanë një zanat të fëlliqur, sepse kthehen në të nxehtë.

Jemi dëshmitarë të luftës së vitit 2008 mes Gjeorgjisë e Rusisë, lidhur me enklavat e Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, mbi të cilat Gjeorgjia e humbi kontrollin pas luftrave të vitit 1990. Përvoja e luftës së papritur në Gjeorgji, në vitin 2009, do të jetë në qendër të vëmendjes të të gjitha konflikteve të ngrira evropiane - duke ringjallur përpjekjet për t‘i zgjidhur ato. Së paku 35 vjet pas ndarjes së Qipros në Qipron turke në veri dhe (të njohur legalisht) Qipron greke në jug, do të ketë një marrëveshje, bazuar në nocionet e dy-bashkësisë dhe federatës dy-zonëshe. Për vite të tëra, pengesa kryesore për arritjen e paqes ishte Presidenti i linjës së ashpër turko-qipriote përballë Presidentit, po ashtu të linjës së ashpër, greko-qipriot, Tassos Papadopoulos.

Me të dy burrat e larguar nga rruga, pasi humbën mbështetjen e votuesve të tyre, pasardhësit e tyre - Mehmed Ali Talat dhe Demetris Christofias - do ta bëjnë pazar një marrëveshje. Çelësi i marrëveshjes është BE, që pati pranuar (të ndarë) Qipron si anëtare në vitin 2004. Dorën në zemër, pengesa kryesore do të jetë Turqia, nëse konstaton se gjatë vitit 2009 - gjasat e saj janë venitur për t‘u pranuar si anëtare e BE-së, është po ashtu arsye pse konflikti i vazhdueshëm i Kosovës me Serbinë tashmë është buzë zgjidhjes. Kur shumica e vendeve perëndimore pranuan pavarësinë e Kosovës, në muajin shkurt, kishte vërejtje kërcënuese për mundësinë e pastrimit etnik dhe se Serbia do t‘ia kthente shpinën Evropës. Mirëpo, forcat pro-evropiane dhe të moderuara në Serbi u kthyen në pushtet. Në vitin 2009, Serbia do ta pranojë, nëse jo ‘de jure‘ së paku ‘de facto‘, pavarësinë e Kosovës, në këmbim të premtimit për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Konfliktet që kanë mbetur përfshin copëza të ish-Bashkimit Sovjetik, për të cilat karremi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk kryen punë. Pasi i mundën gjeorgjianët, rusët do ta shpërndajnë peshën e tyre rreth fqinjëve. Do të provojnë ta detyrojnë Moldavinë për ta pranuar një marrëveshje paqësore që i lejon trupat ruse dhe regjimet separatiste për ta udhëhequr Transdnistrinë. Një perspektivë më e mirë për ta arritur një marrëveshje mbretëron në Nagorno-Karabakh - enklavë e Gjeorgjisë e kontrolluar nga Armenia, që prej luftë së egër të vitit 1994- sepse Turqia dhe Armenia po lëvizin drejt normalizimit të marrëdhënieve. Por, edhe aty rusët do të ndërhyjnë për ta parandaluar një marrëveshje në vitin 2009.

E keqja më e madhe do të jenë përpjekjet ruse për të krijuar konflikte në vitin 2009. Ata do të nxisin trazira në tri republikat baltike, ku jetojnë një numër i madh i minoritetit rusofolës. Dhe, rusët do t‘i përkeqësojnë gjërat në Ukrainë, ku 8 milionë njerëz, ose një e gjashta e popullsisë janë rusë etnikë. Fokusi i këtyre aktiviteteve do të jetë Krimea, krahinë jugore e Ukrainës. Krimea, që është me shumicë ruse, është bartur nga Rusia tek Ukraina vetëm me një lëvizje lapsi të Hrushovit në vitin 1954, ku gjendet me kontratë flota ruse e Detit të Zi, kontratë që skadon në vitin 2017 dhe ukrainasit thonë se atë nuk do ta vazhdojnë më tutje. Në vitin 2009, Krimea do të jetë test i nxehtë që do të tregojë raportet e tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›