Uria si burim vrasjesh
Në të gjithë territorin e vendit, ku Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka përfaqësuesit e tij, konstaton se 45% e familjeve të fshatit dhe mbi 30% e familjeve në qytete jetojnë në varfëri ekstreme. Kjo varfëri-krizë është kthyer në depresion shoqëror, që te shumë familje shqiptare vazhdon të pjellë dhunë e tragjedi në sy të fëmijëve. Jashtë traditës, vetëvrasjet kanë kapur shifra shqetësuese. 15-20% e tyre janë viktima të borxheve. Në shumicën e dyqaneve ushqimore gjenden listat e familjeve debitore.
Gjatë viteve të tranzicionit, 11 mijë fëmijë kanë braktisur shkollën dhe punojnë për të ushqyer familjen. 6000 të tjerë kanë emigruar ose janë trafikuar në Perëndim. Numri i grave dhe vajzave që i nënshtrohen prostitucionit dhe trafikut për të mbijetuar është më i larti në rajon. Ngatërresat e çastit dhe ato për pronën, trafikimi i femrave, divorcet e mbrojtja e nderit vazhdojnë të mbjellin akoma fenomenin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje. Një gjendje e tillë ka shkaqe të ndryshme të karakterit politik e shoqërore, mbasi ato natyrore thuajse nuk ekzistojnë
Shkaku kryesor i kësaj gjendje është mungesa e faktorit politik e shoqëror për zhvillimin ekonomik të vendit. Shqiptarët, edhe pse kanë mjedis të favorshëm për zhvillimin e ekonomive familjare dhe rritjen e mirëqenies, nuk kanë trashëguar pasuri dhe mbeten një popull i varfër. Pozita gjeografike mesdhetare me natyrën, relievin, klimën, bimësinë, ujërat dhe burimet nëntokësore plotësojnë kushte natyrore për jetesë të standardeve të larta e biznes, por kjo pasuri nuk menaxhohet e nuk shfrytëzohet, sepse nuk ka planifikim dhe vetë shoqëria është shkaktare e rrënimit të mjedisit e pasurive të saj. Pas rënies së komunizmit, pjesa më e madhe e pasurive të vendit janë lënë pas dore ose shkatërruar dhe burimet e të ardhurave kombëtare u janë shitur thuajse falas të huajve. Pushtimi i tokës bujqësore nga ndërtimet informale, prishja e perspektivës bregdetare e ndotja e ambientit kanë asgjësuar mundësitë e prodhimit vendas, të zhvillimit të ekonomive familjare, të turizmit bregdetar apo agrokulturor. Shkatërrimi i pyjeve e pemëtarisë, dëmtimi i shtratit të lumenjve dhe erozioni progresiv kanë shteruar 50% të burimeve ujore, kanë pakësuar reshjet dhe krijuar një thatësire të gjatë e të përvitshme.
Klasa politike nuk ka pasur mision për t‘i udhëhequr shqiptarët në rrugën e mbrojtjes së pasurive të vendit, zhvillimit të kapitaleve e ndërtimin e shtetit të së drejtës. Në themel të ballafaqimeve politike nuk ka ide konstruktive e programe për zhvillimin ekonomik, por vetëm ambicie për pushtetin e pasurimin nëpërmjet tij duke zgjatur tranzicionin e thelluar krizën. Shitja e të gjitha burimeve të pasurisë kombëtare, si bankat, telefonitë, energjinë elektrike, minierat, zonat turistike etj., ka sjellë pasoja të pariparueshme për ekonominë kombëtare e të ardhurat e shoqërisë, ka rrënuar perspektivën e ekonomive familjare. Fillimisht rrënimi i ekonomive familjare te shqiptarët ka ardhur nga ligji 7501 mbi tokën, i miratuar me konsensus parlamentar, i cili ka bllokuar krejt prodhimin në fshat duke krijuar mosmarrëveshje në më shumë se 70% të familjeve, veçanërisht midis familjeve me lidhje gjaku, që banojnë në qytet me ato në fshat, për faktin se ligji nuk ua njeh të drejtën e tokës familjeve që kanë zbritur në qytet para vitit 1991.
Në këto mosmarrëveshje janë përfshirë rreth 300 mijë tituj pronësie. Me aplikimin e traditës për ta zgjidhur çështjen në mirëkuptim brenda vëllazërisë është bërë kompromis brenda ligjit e pranuar titulli ligjor në mbi 170 mijë familje, por ato janë ngastra të ndara, të veçuara dhe shumica e popullsisë i ka lënë djerrë. Nga mosmarrëveshjet e palëve për shkak të trashëgimisë së kësaj toke, mbeten ne konflikt të hapur në gjykatë rreth 120 mijë çështje. Shumica e tyre e pranojnë verdiktin që do japë gjykata, ndërsa rreth 20 mijë janë tërhequr për ta zgjidhur çështjen jashtë procesit gjyqësor, gjë që krijon shqetësim.
Një ndër shkaqet shoqërore të trashëguara, që ndikon për thellimin e varfërisë është edhe mungesa e kulturës së punës dhe dembelizmi. Shqiptarët kanë marrëdhënie të admirueshme ndërfetare, por janë kryesisht një popull me kulturë orientale që kanë trashëguar dembelizmin e varfërinë si vlerë. Kjo ka ardhur nga moskuptimi i drejtë i kulturës fetare dhe parimeve të islamit dhe ungjillit. Mentaliteti i varfërisë si vlerë shfaqet edhe te popullsia katolike, veçanërisht në zonat e Mirditës, Pukës, Lezhës, Malësisë së Madhe, Matit e Kurbinit, të cilët kënaqen me pak dhe e kalojnë kohën pa angazhime, nuk kanë kulturë pune dhe ambicie për progres. Por ndikim kryesor në varfërimin e qytetarëve kanë shkaqet politike, ku ndër kryesoret mund të përmendim, papërgjegjshmërinë politike për vendin dhe instalimin e mafies.
Në marrëdhënie me udhëheqësit politikë, operatorët e mafies globale kanë siguruar veprimtari të shumëllojshme ekonomike në territorin shqiptar. Krerët e saj po e shndërrojnë Shqipërinë në terrene private të dëmshme për jetën e mjedisin, duke sjellë bizneset e tyre ndotëse me përfitime të mëdha. Përfaqësues politikë të kësaj mafie kanë gjetur mbështetje politike në Shqipëri për të marrë në shfrytëzim portet e territoret bregdetare ashtu si minierat, lëndën drusore, burimet e ujit si ai i Syrit të Kaltër, të kodrinave për prodhimin e çimentos e të zonave turistike për hoteleri. Taktika e lidershipit për të justifikuar me nevojat e vendit shitjen e pasurive kombëtare ka bërë që kapitalistët vendas të mos mund ta marrin në zotërim këtë pasuri, që është e tyre.
Qeveritë shqiptare, edhe pse në gjendje jo të favorshme ekonomike mund dhe duhej ta kalonin gjithë pasurinë kombëtare në dorën e kapitalistëve vendas, duke i favorizuar ata me kredi afatgjata pa interes. Edhe nëse do kishte përfitime nga qeveritarët shqiptarë në marrëdhëniet me kapitalistët vendas, nuk do kishte dëme ekonomia kombëtare, por dobësia e tyre për përfitime të çastit nga shitja e pasurisë kombëtare te të huajt është krimi më i shëmtuar e më i pafalshëm para brezave. Justifikimi i politikës me lirinë e tregut, globalizmin e integrimin si dhe asistencën e përfaqësuesve ndërkombëtar ka maskuar dëme të pariparueshme. Me këto justifikime, nën interesat e mafies është deformuar edhe demokracia e shteti i së drejtës, është bërë mashtrimi i vazhdueshëm i qytetarëve për marrjen e votës së tyre nga të njëjtat klane politike duke bllokuar çdo rrugëdalje për ndryshimin e kësaj gjendje.
Politika e varfërimit dhe varësisë nga borxhet është faktori më negativ për të ardhmen e një vendi. Lidershipi politik po propagandon si sukses kreditë që merr shteti shqiptar nga operatorët ndërkombëtarë, edhe pse këto kredi janë me kamatë të lartë e nuk do e lënë vendin të ngrejë kokën për një kohë shumë të gjatë. Ato kanë krijuar varësinë e plotë nga huadhënësit që do i detyrojnë qeveritë e ardhshme të marrin kredi për shlyerjen e kredive në afatin e caktuar, duke kaluar kështu kredi mbi kredi. Në Shqipëri, organizmat ndërkombëtare e kanë paralajmëruar këtë rrezik, duke krijuar edhe përplasje me qeverinë shqiptare. Kohët e fundit qeveria ka pëlqyer mbarimin e mandatit të FMN-së, organizëm, i cili ka vepruar vazhdimisht me maturi përballë situatave të vështira e krizave që kalon vendi. Pak vite më parë është kërkuar edhe largimi i OSBE-së. Fatkeqësisht, organizmat ndërkombëtar dhe përfaqësitë diplomatike nuk kanë qenë të afta për të njohur realitetin shoqëror e politik të vendit dhe nuk kanë kontribuar si duhet për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Raportet e tyre vjetore, që shfrytëzohen nga palët politike janë të sipërfaqshme, jashtë realitetit dhe shpesh herë qesharakë përballë gjendjes së qytetarëve.
Në asnjë nga raportet e tyre nuk është paraqitur panorama reale në një kohë që mund të konstatosh lehtësisht gjithçka. Edhe pse këta përfaqësues ndërkombëtarë kalojnë nga njëri rreth në tjetrin për vizita e pune e të rastësishme nuk konfirmojnë se në rrethet e qarqet e vendit nuk ka planifikime urbane as strategji për zhvillimin e ekonomisë qytetare, apo të mbrojtjes së mjedisit, nuk konfirmojnë se korrupsioni dhe lidhja me interesat partiake e ka bërë administratën lokale të paaftë për të marrë vendime të dobishme e të qëndrueshme për komunitetin, nuk konfirmojnë se pushtet-mbajtësit vendorë janë njerëzit më të dëgjueshëm ndaj ministrave dhe deputetëve, të cilët varen në gjykime tek udhëheqësit partiakë që janë shkëputur nga populli, nga kultura dhe interesat kombëtare.
I vetmi shqetësim madhor i tyre është paraqitur korrupsioni, i cili mbetet instrument i debatit publik. Korrupsioni është veçori e dallues e shoqërive të varfra, por duhet theksuar se gjendja në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare po e kthen në tipar të shëmtuar këtë fenomen. Qytetarët e kanë të vështirë të shkëputen apo të distancohen, pasi kanë shumë nevoja jetike. Nga ana tjetër shohin që qeveritarët sigurojnë pasuri të pafund nga të qenit në pushtet. Ligjet e miratuara kundër korrupsionit veprojnë vetëm mbi disa qytetarë e punonjës të rangut të ulët në administratë. Deri tani, asnjë ministër nuk është dënuar për korrupsionin, lidhjet me mafien apo shitjen e pasurisë kombëtare për përfitimet vetjake ose klanore. Korrupsioni ka dobësuar vazhdimisht administratën, e cila krijohet nga militantët dhe njerëz të devotshëm ndaj partisë. Dobësia dhe paaftësia profesionale e këtyre njerëzve të ngjitur në qeverisje drejtpërdrejt nga auditorët e partive politike ka ndikuar në të gjitha fushat e jetës, si në atë politike, juridike, gjyqësore, të mbrojtjes e sigurisë kombëtare, të ekonomisë e perspektivës së vendit. Kjo ka sjellë kaosin e ndërtimeve informale, ngushtimin e hapësirave publike, prishjen e mjedisit dhe rrezikun e vrasjeve masive nga këto ndërtime, ka sjellë anarki juridike e politike, ngecje të gjithanshme ekonomike që prej 18 vjetësh, ka rrënuar gjithë sistemin, në bazë të të cilit funksionon shteti.
E kjo ndodh pikërisht për një rrogë shteti, sepse njerëzit nuk kanë krijuar ekonominë familjare. Shteti partiak u jep punë parazitëve të paaftë dhe militantëve të tij për t‘i pasur vasalë në qëllimet e misionin e tyre. Fatkeqësisht vëmë re se gjendja e rëndë politike e shoqërore ka dëmtuar edhe pluralizmin, ka sjellë mungesën e shoqërisë civile e sindikatave. Në Shqipëri nuk ka shoqëri të vërtetë civile, dhe as sindikata. Organizata joqeveritare, të financuara nga ndërkombëtarët, janë bërë pre e korrupsionit. Drejtuesit e këtyre organizatave janë pjesë e lojës mes palëve të politikës dhe fondet e grumbulluar nga taksapaguesit perëndimorë nuk kanë shkuar asnjëherë te grupet në nevojë. Partitë politike kanë qenë të interesuara që sindikatat të drejtohen nga njerëz të besuar të partive të tyre.
Ndaj, edhe pse qytetarët shqiptarë vuajnë çdo ditë stresin për sigurimin e kushteve më minimale të jetesës, nuk munden të grumbullohen në protesta, sepse nuk kanë as sindikata, as shoqëri civile që t‘i udhëheqë ata. Edhe ato organizata joqeveritare, që e duan zhvillimin e shoqërisë dhe kërkojnë ta nxisin kulturën e protestës, nuk mbështeten as nga donatorët, as nga biznesi. Ǒduhet bërë?