"Fazliç, mjeshtër i mashtrimeve"
Multimilioneri 62-vjeçar
nga Serbia, Miroslav
Mishkoviç, i cili është
radhitur nga revista
"Forbes" në listën e parë të pasanikëve
në botë, i ka mësyrë tregut kosovar.
Pikënisje do të jetë një qendër
tregtare në veri të Mitrovicës, në
Zveçan, përmes kompanisë tregtare
"Delta Group". Miroslav Mishkoviç
ka qenë ndër njerëzit e parë të
pushtetit në kohën e Sllobodan Millosheviçit.
Nga mediat serbe ai është
konsideruar si njeriu që ka blerë
pasurinë e Serbisë në tregun e lirë.
Në vitin 2006, ai ka "hyrë" në Maqedoni,
duke bërë rreth 113 milionë
euro investime në biznes. Sivjet, ai
furishëm është futur edhe në Shqipëri.
Në gusht ka blerë disa supermarkete
në Tiranë dhe tani është pronar
i një rrjeti supermarketesh të
mëdha në të gjithë Shqipërinë. Së
fundi, syrin e ka edhe te Kosova.
Mediat serbe dhe boshnjake kanë
shkruar se Mishkoviç është partner
me milionerin Damir Fazliç, i cili para
disa ditësh e çoi peshë Shqipërinë.
Ata konsiderohen njerëzit kryesorë
të biznesit në Ballkan. Fazliç tani është
në tregun kosovar, duke i shitur
energji elektrike Korporatës Energjetike
të Kosovës, afro 30 për qind të
importit vjetor, përmes kompanisë
"Rudnap Group". Kompania "Rudnap"
para një muaji ka qenë fituese
e tenderit për import të energjisë
elektrike. E njëjta kompani, me përfaqësues
Damir Fazliçin, u zbulua se
edhe Shqipërinë e ka furnizuar me
energji elektrike. Miroslav Mishkoviç,
në vitin 2007, kishte 1 miliard
dollarë fitime neto. Ai u laurua për
ekonomi. Ka qenë qeveritar në
regjimin e Millosheviçit dhe e la atë
për të themeluar "Delta M", një kompani
holding për sigurime, bankingun
dhe rrjetin e supermarketeve.
Sipas mediave serbe, shkronjën "M"
kompanisë ia ka shtuar në shenjë
respekti ndaj familjes Millosheviç.
Këtë rrjet ai po mendon ta shtrijë
edhe në Kosovë. Gjatë luftërave në
Ballkan, Mishkoviç e zhvendosi
selinë e kompanisë në Moskë, Kiev
dhe Qipro. Në vitin 2001, u mor peng
dhe u lirua pasi kishte paguar rreth
10 milionë dollarë për anëtarët e
Klanit të Zemunit. Kundërshtari i tij
Vladimir Popoviç, ndihmës i ishkryeministrit
Zoran Xhinxhiç, në një
intervistë të dhënë kohë më parë në
një gazetë boshnjake, ka thënë se
nëntoka kriminale i lidh Damir Fazliçin
me Miroslav Mishkoviçin. "Fazliç
është mjeshtër i mashtrimeve, e
nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo
që i duhet Mishkoviçit në Ballkan,
prandaj ai dërgon atë kriminel të
vogël që në emrin e tij t‘i mbarojë
punët më të ndyra korruptive prej
Shqipërisë e deri në Bosnjë", pati
thënë Popoviç. "Slobodna Bosna"
jep skemat e bashkëpunimit të
manjatit serb Mishkoviç me bosin e
"Rudnap" Lazareviç, që ka sjellë
energji elektrike për Shqipërinë dhe
Kosovën përmes ndërmjetësuesit
Fazliç. Pronar legjitim i "Rudnap
Group" ishte Lazareviç, i cili është
ngritur në biznes si tregtar energjie
dhe partneri i tij kryesor është Damir
Fazliç, me të cilin kanë krijuar një rrjet
të fortë me politikanë, biznesmenë
dhe shoqata mediash në Serbi,
Bosnje dhe vende tjera të Ballkanit.
Këtu e një vit më parë, Fazliç
ishte konsulent për privatizimin e
"Investicijska Bank" dhe përgatiti
privatizimin e kompanive më të
mëdha shtetërore të Bosnjës. Mishkoviçi,
sipas mediave serbe, është
njeriu kryesor që e bleu Serbinë në
treg të lirë. Kjo e bën atë njeriun më
të pasur në këtë shtet dhe ndër më
të pasurit në Evropë. Ai është në
listën e zezë të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës.
nga Serbia, Miroslav
Mishkoviç, i cili është
radhitur nga revista
"Forbes" në listën e parë të pasanikëve
në botë, i ka mësyrë tregut kosovar.
Pikënisje do të jetë një qendër
tregtare në veri të Mitrovicës, në
Zveçan, përmes kompanisë tregtare
"Delta Group". Miroslav Mishkoviç
ka qenë ndër njerëzit e parë të
pushtetit në kohën e Sllobodan Millosheviçit.
Nga mediat serbe ai është
konsideruar si njeriu që ka blerë
pasurinë e Serbisë në tregun e lirë.
Në vitin 2006, ai ka "hyrë" në Maqedoni,
duke bërë rreth 113 milionë
euro investime në biznes. Sivjet, ai
furishëm është futur edhe në Shqipëri.
Në gusht ka blerë disa supermarkete
në Tiranë dhe tani është pronar
i një rrjeti supermarketesh të
mëdha në të gjithë Shqipërinë. Së
fundi, syrin e ka edhe te Kosova.
Mediat serbe dhe boshnjake kanë
shkruar se Mishkoviç është partner
me milionerin Damir Fazliç, i cili para
disa ditësh e çoi peshë Shqipërinë.
Ata konsiderohen njerëzit kryesorë
të biznesit në Ballkan. Fazliç tani është
në tregun kosovar, duke i shitur
energji elektrike Korporatës Energjetike
të Kosovës, afro 30 për qind të
importit vjetor, përmes kompanisë
"Rudnap Group". Kompania "Rudnap"
para një muaji ka qenë fituese
e tenderit për import të energjisë
elektrike. E njëjta kompani, me përfaqësues
Damir Fazliçin, u zbulua se
edhe Shqipërinë e ka furnizuar me
energji elektrike. Miroslav Mishkoviç,
në vitin 2007, kishte 1 miliard
dollarë fitime neto. Ai u laurua për
ekonomi. Ka qenë qeveritar në
regjimin e Millosheviçit dhe e la atë
për të themeluar "Delta M", një kompani
holding për sigurime, bankingun
dhe rrjetin e supermarketeve.
Sipas mediave serbe, shkronjën "M"
kompanisë ia ka shtuar në shenjë
respekti ndaj familjes Millosheviç.
Këtë rrjet ai po mendon ta shtrijë
edhe në Kosovë. Gjatë luftërave në
Ballkan, Mishkoviç e zhvendosi
selinë e kompanisë në Moskë, Kiev
dhe Qipro. Në vitin 2001, u mor peng
dhe u lirua pasi kishte paguar rreth
10 milionë dollarë për anëtarët e
Klanit të Zemunit. Kundërshtari i tij
Vladimir Popoviç, ndihmës i ishkryeministrit
Zoran Xhinxhiç, në një
intervistë të dhënë kohë më parë në
një gazetë boshnjake, ka thënë se
nëntoka kriminale i lidh Damir Fazliçin
me Miroslav Mishkoviçin. "Fazliç
është mjeshtër i mashtrimeve, e
nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo
që i duhet Mishkoviçit në Ballkan,
prandaj ai dërgon atë kriminel të
vogël që në emrin e tij t‘i mbarojë
punët më të ndyra korruptive prej
Shqipërisë e deri në Bosnjë", pati
thënë Popoviç. "Slobodna Bosna"
jep skemat e bashkëpunimit të
manjatit serb Mishkoviç me bosin e
"Rudnap" Lazareviç, që ka sjellë
energji elektrike për Shqipërinë dhe
Kosovën përmes ndërmjetësuesit
Fazliç. Pronar legjitim i "Rudnap
Group" ishte Lazareviç, i cili është
ngritur në biznes si tregtar energjie
dhe partneri i tij kryesor është Damir
Fazliç, me të cilin kanë krijuar një rrjet
të fortë me politikanë, biznesmenë
dhe shoqata mediash në Serbi,
Bosnje dhe vende tjera të Ballkanit.
Këtu e një vit më parë, Fazliç
ishte konsulent për privatizimin e
"Investicijska Bank" dhe përgatiti
privatizimin e kompanive më të
mëdha shtetërore të Bosnjës. Mishkoviçi,
sipas mediave serbe, është
njeriu kryesor që e bleu Serbinë në
treg të lirë. Kjo e bën atë njeriun më
të pasur në këtë shtet dhe ndër më
të pasurit në Evropë. Ai është në
listën e zezë të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës.