Xhorxhia: Nuk e kthej kokën pas, eci përpara dhe dashuroj
Albumi i ri është ndoshta projekti më interesant që Xhorxhia ka bërë gjatë gjithë karrierës së saj si këngëtare. Ai përmbledh brenda vetes tre CD. CD-ja e parë mban titullin "Për t‘u përqafuar". "E quajta kështu, sepse më pëlqen të mendoj që çdo raport i dhimbshëm duhet të përfundojë me një përqafim. Ndonjëherë është më mirë të ndahesh ëmbëlsisht". CD-ja e dytë titullohet "Për të qenë i lirë". "Për të qenë i lirë është si oksigjen pas këngëve të qeta të CD së parë". E treta dhe e fundit është quajtur "Për t‘u takuar". "Është bukur të takohen njerëz që i përkasin të njëjtës botë, asaj të muzikës, të shkëmbejnë ide dhe projekte".
Përse nuk e keni sjellë të ripërpunuar dhe në version të ri këngën "Come saprei"?
Në të kaluarën kam pasur një raport të vështirë me këtë këngë, sepse isha në një periudhë të vërtetë rebelimi. Por sot, më duket mungesë respekti ta ribëj apo të ndërhyj. Megjithatë e kam menduar, por nuk e kam bërë për respekt të personave me të cilët kam punuar dhe të atyre që e kanë dashur kaq shumë këtë këngë.
Një bilanc i vogël pas 15 vitesh karrierë...
Në ekuilibër. E kam parë se si kam qenë në të kaluarën, duke analizuar këngët e mia të vjetra. Ka qenë si një lloj psikoterapie.
E si ka qenë Xhorxhia në 1992-shin?
Isha shumë më e plakur brenda vetes në krahasim me tani (qesh me të madhe).
Në album, te dedikimet keni shkruar se jeni duke pritur ardhjen "e Nibiru"-it. Na e shpjegoni pak se çfarë është?
Është një planet gjigand i kuq, që shfaqet mes Tokës dhe Diellit shumë rrallë. Kjo gjë duhet të ndodhë në 2011-ën, vit kur shumë shekuj më parë popujt antikë parashikuan përmbysjen e botës. Por, për mua nuk ka këtë kuptim, përfshin optimizëm në vetvete.
Që domethënë?
Përfaqëson një ndryshim të zemrës, të mënyrës për të jetuar jetën. Por, nëse vazhdojmë kështu, do të vetëshkatërrohemi si të çmendur.
Cila nga këngët tuaja ju emocionon akoma?
"E poi", pa padyshim. Me të tjerat jam më e sigurt, ndërsa me këtë ndiej gjithmonë emocione të mëdha.
Çfarë kujtoni nga mbrëmja homazh ndaj kauntautores më të madhe italiane, Rosa Balistreri?
Ishim 11 gra dhe ishte vërtet diçka e bukur që t‘i bëje homazh një kantautoreje që e jetoi jetën e saj deri në fund, madje edhe kundër rrymës.
Për sa u përket bashkëpunimeve, Laura Pauzini përmendi emrin tuaj bashkë me atë të Elizës dhe Manoias në një spektakël muzikor që do të zhvillohet së shpejti në televizion...
E di, dhe në fakt kur më mori në telefon u lumturova shumë. Por, për momentin është shtyrë dhe nuk di më asgjë, ndoshta për shkak të promovimeve të albumit në botë të Laurës.
Gjithmonë Pauzini ka thënë se ne njerëzit jemi rezultat i asaj që kemi humbur në jetë. Ju çfarë keni humbur që do donit të kthehej?
Jam dakord me të, por në të njëjtën kohë mendoj se asgjë nuk humbet. Njerëzit që kemi humbur janë gjithmonë përkrah nesh, e ndiejmë nga energjitë dhe atmosfera që na rrethon.
Tani jeni në një fazë të qetë dhe pozitive. Nuk ju tremb më ideja e të pasurit një fëmijë?
Kur isha më e re mendoja se ora biologjike nuk ekzistonte. Por, tani që jam 37 vjeçe e kuptoj se si fiziku dhe shpirti im më thonë: duhet të lëvizësh, se nuk ka më kohë. Kur mendoj për mëmësinë, më vijnë në mendje shumë mendime dhe emocione. Por, kur mendoj për familje, frikësohem.
Po dashuria?
Është pjesa e jetës që më mbush më shumë. Pa të nuk do të kisha forcë të bëja asgjë. Ai më ndihmon të eci dhe të gjej rrugën e drejtë.
Sapo ka mbaruar albumi. A keni ndër mend të hiqni dorë nga muzika tani?
Disa muaj më parë e mendova këtë gjë, por tani që po e rimendoj sërish e ndiej se e kam pasur gabim. Që tani kam mendime të shumta që më ziejnë në kokë. Por, një gjë është e sigurt: nuk do të heq dorë nga muzika edhe për disa vite të tjera.
Ka ndonjë autor që do t‘i kërkonit një këngë?
E kam bërë edhe këtë. I kërkova Xhovanotit të shkruante një këngë për këtë album. Ai ishte i gatshëm, por nuk kishe shumë kohë në dispozicion. Pastaj, bashkëpunimet janë gjithmonë të këndshme dhe frytdhënëse, pavarësisht se me kë i bën.
Ndonjë gjë që ju ka ngelur peng në jetë?
Eh, thashë, fakti që kam gjetur dashurinë, por nuk kam ende një fëmijë. Nuk e di se sa nënë e mirë mund të isha.
Dikujt që, ndoshta jo drejtpërdrejt, i keni kushtuar ndonjë këngë në album...
Janë shumë dhe ata e dinë. Të gjithë miqtë që kam dhe atyre që kam humbur, i kam bërë vazhdimisht pjesë të këngëve të mia. Eh, ç‘kuptim do të kishte jeta pa shoqërinë dhe dashurinë.