Bizneset pa taksa, Bogdani: PS ta nise nga bashkite e veta Eva Gjura
Premtimi i Rames per heqjen e taksave ndaj biznesit eshte thjesht nje shashke elektorale dhe asgje me shume. Nese Rama beson ne idene e heqjes se taksave le ta nise ate nga bashkite qe drejton Partia Socialiste. Kjo deklarate ka ardhur dje nga deputeti i Partise Demokratike Gerti Bogdani, gjate nje takimi qe ai ka zhvilluar me disa tregtare te njesise numer 10 ne Tirane, tek zona e tregut cam. Deputeti i Partise demokratike Bogdani u shpreh se, "ky takim behet ne kuadrin e fushates per sensibilizimin, per nje nga deklaratat me te papergjegjshme qe keni degjuar deri tani te zotit Rama per taksen zero, per biznesin e vogel.". Gjate bashkebisedimit me drejtues te biznesit te vogel dhe te madh, Bogdani ka theksuar faktin se deklaratat e zotit Rama diskriminojne kete biznes, si dhe Rama kerkon qe te rrise konkurrencen e pandershme dhe evazionin fiskal. Nje tregtar i biznesit te vogel eshte shprehur se, "niveli i taksave ne krahasim me te kaluaren ka nje ndryshim thelbesore. Aktualisht tarifa qe paguaj sot eshte pergjysmuar ne krahasim me ate qe paguaja para vitit 2011". Sipas tregtareve te vegjel, deklarata e Rames jane te pa kuptimta pasi nuk ka shtet pa taksa, gjithashtu ata kane theksuar faktin se ne krahasim me vitin 2011, niveli i taksave qe ata paguanin eshte pergjysmuar. Ndersa nje tregtar i madh eshte shprehur se, "nuk eshte e drejte qe biznesi i vogel te jete pa taksa dhe tatime, ndersa ne si biznes i madh te paguajme taksa dhe tatime me tarifa te larta. Pse duhet diskriminuar?! Te gjitha bizneset duhet te paguajne pjesen qe i takon, si biznesi i vogel, ashtu edhe i madhi, sic jane te parashikuara ne ligj. Kete vit eshte bere nje ndryshim i pagesave, me perpara paguanim me shume, ndersa sot paguaj gati 70-80% me pak se cka qene nga viti 2009-deri tek viti 2010. Mund te bej nje krahasim, nga 800 mije leke qe kam pas paguar ne 2009-2010, sot paguaj 350-360 mije leke ne vit". Pas takimeve dhe bashkebisedime me tregtare te ndryshem ne zonen e tregut cam, deputeti i PD-se Bogdani eshte shprehur se, zoti Rama sheh me realitetin dhe optiken e tij te shtrember dhe te erret. Pavaresisht veshtiresive ekonomike dhe pavaresisht veshtiresive qe kane vendet e tjera te Evropes, Shqiperia vazhdon qe te qendroje stabel dhe vazhdon qe te avancoje perpara. "Nuk mund te kete ndonje vend te ekonomise se tregut te lire, biznese qe nuk paguajne taksa, te gjitha bizneseve te vogla, sepse ndryshe do t'i hapej rruge konkurrences se pandershme dhe evazionit fiskal. Pra edhe njehere keto mbeten ne kuadrin e shashkave elektorale. Realiteti eshte ky, qe sot taksat dhe tarifat ne Tirane jane reduktuar dhe taksat jane pergjysmuar" u shpreh Deputeti Bogdani.