Rama: Komisioneret e korruptuar te PS i dhane pushtetin PD Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, ka akuzuar komisioneret e Partise Socialiste per korrupsion gjate zgjedhjeve. Ne takimin e zhvilluar ne qytetin e Lezhes me struktura e partise ne forumin me teme "Ne Evrope permes zgjedhjeve te lira", Rama u shpreh se nje pjese e komisionereve te opozites jane te korruptuar. "Te gjithe e keni pare Saliun kur vajton per komisioneret socialiste duke thene: "E tmerrshme, si ka mundesi qe vete kreu i PS-se dhe vete deputetet e Partise Socialiste hedhin hije dyshimi mbi komisioneret socialiste". E verteta eshte, qe pa ate pjese te komisionereve qe korruptohen, Saliu nuk do te kishte qendruar nje dite ne karrigen e kryeministrit te Shqiperise", tha dje kreu i PS-se. Rama ka shtuar me tej se korrupsioni eshte kthyer ne nje sistem ne vend, duke bere qe cdo gje ne administrate te shitet dhe te blihet. Ai ka theksuar se manipulimi i zgjedhjeve sjelle gjithe problemet e tjera ne vend. "Te zgjedhurit nuk e ndjejne veten te varur nga populli, sepse nuk i ka vjedhur populli, por jane te varur koke e kembe nga paraja, sepse nepermjet parase vjedhin zgjedhjet, nepermjet zgjedhjeve te vjedhura vjedhin popullin dhe nepermjet popullit te vjedhur rivjedhin zgjedhjet e radhes", tha kreu i PS-se. Kryesocialisti ka deklaruar se tema me e rendesishme ne vend eshte ajo e zgjedhjeve dhe garantimi i zhvillimit te tyre ne menyre te ndershme. Ai ka shtuar se ruajtja e votes nuk eshte vetem nje beteje e Partise Socialiste dhe e strukturave te saj, por e gjithe qytetareve. "Ka shume njerez qe na drejtohen ne, me drejtohen mua personalisht dhe thone si do ta mbrosh voten ti. Ne fakt kjo tregon se shume njerez nuk arrijne te kuptojne qe kjo nuk eshte beteja mes dy skuadrash qe luajne futboll, si do ta bejne golin ata si do ta mbrojme porten ne. Kjo eshte beteja e secilit, sepse kur nje parti vjedh zgjedhjet dhe merr pushtetin me vota te vjedhura nuk te llogarit me", u shpreh kreu i PS-se. Rama ka shtuar ne fjalen e tij se zgjedhjet nuk mbrohen vetem nga ligji. "Zgjedhjet nuk mbrohen vetem nga ligji. Zgjedhjet ligji mund t'i mbroje vetem nese secili e mbron lirine e tij per te votuar dhe te drejten e tij qe vota te numerohet ashtu sic duhet. Kjo eshte e vetmja rruge", u shpreh Rama. Kryesocialisti ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme jane nder me te rendesishmet per vendin dhe fitorja e tyre eshte ne doren e socialisteve. "Do doja t'ju siguroja qe fitorja e zgjedhjeve te ardhshme eshte e gjitha ne doren tone. Ndryshimi i vitit te ardhshem eshte i gjithi ne doren tone. Une nuk besoj se pas atyre te vitit 1992 Shqiperia ka pasur zgjedhje me te rendesishme dhe udhekryq me kritik sesa ai i vitit 2013. Viti 2013 do te percaktoje shume cka, jo per kater vitet e ardhshme po per nje dekade", u shpreh dje kreu i PS-se ne forumin "Ne Evrope permes zgjedhjeve te lira", te zhvilluar ne Lezhe.