Akuzat ndaj del Pontes Haga mund te shqyrtoje kerkesen e Tiranes e Prishtines
Gjykata e Hagës mund të shqyrtojë kërkesën e Tiranës dhe Prishtinës për hetime kundër Carla Del Pontes. Sipas zëdhënëses së kësaj gjykate, Magdalena Spalinska, një kërkesë e tillë ende nuk ka mbërritur, por nëse kjo ndodh, padyshim që do të shqyrtohet. E cituar nga agjencia “Presheva Jone”, Spalinska ka reaguar edhe për kërkesën e bërë në fillim të kësaj jave nga autoritetet serbe që të burgosurit serbë të transferohen nga Haga për të vuajtur dënimin në Serbi.
Lidhur me këtë kërkesë të Beogradit, zëdhënësja e Gjykatës së Hagës është shprehur se një gjë tillë është e pamundur. Ajo ka thënë se njerëzit nga Serbia, të cilët kanë qenë të dënuar nga Gjykata e Hagës, nuk mund të vuajnë dënimin në Serbi. Ky është vendim i Gjykatës që nga viti 1993, ku thuhet qartë se të burgosurit e dënuar nga gjykata ndërkombëtare mund të vuajnë dënimin në gjitha burgjet, por jo në ato burgje të origjinës së të burgosurit. Ajo ka përfunduar se i këtij mendimi është dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Ndërkohë qeveria shqiptare e ka konsideruar tendencioz procesin gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt, për këtë arsye Kryeministri Berisha ka kërkuar hetim të ish-prokurores Karla del Ponte. Sipas tij, Del Ponte ka ngritur akuza boshe ndërkohë që ndërmori një hetim të paligjshëm ndaj ish-kreut të Qeverisë së Kosovës. Kërkesa z.Berisha erdhi pikërisht tri ditë pas lirimit të ish-Kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.
Qeveria shqiptare bashkohet plotësisht edhe me kërkesën e autoriteteve zyrtare të Kroacisë për hetim të pavarur të prokurores Carla del Ponte lidhur me akuzën e ngritur ndaj gjeneralit Gotovina dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët Gjykata e Hagës i shpalli të pafajshëm.