Pagat, shteti i rrit kurse sektori privat po nis t'i zvogeloje Eglantina Nasi
Nese shteti ka treguar se i rrit vazhdimisht pagat e punonjesve te tij, nje gje e tille nuk po ndodh aspak me sektorin privat. Renia e pagave te te cilit, kane shkaktuar se fundmi edhe nje renie ne teresi te nivelit mesatar te pagave ne vend. Kjo rezulton nga te dhenat me te fundit qe kane publikuar Instituti i Statistikave dhe Banka e Shqiperise, lidhur me zhvillimet ne tregun e punes. "Gjate gjashtemujorit te pare te vitit 2012, indeksi i pages mesatare ne ekonomi shenoi norma negative rritje. Pas renies dyshifrore te ketij treguesi ne tremujorin e pare, ai arriti ne -8.4%, tremujorin e dyte", citohet saktesisht ne raportin e fundit te BSH-se. Duke shtuar se "brenda ketij sektori, renie te ndjeshme te pages kane pesuar sektoret e tregtise dhe te transportit". Si edhe ne sektorin e sherbimeve, me nje vlere deri -13%. "Por ne dallim nga sektori privat, paga mesatare mujore shteterore ndoqi nje prirje rritese", citohet nga ekspertet bankare. Duke pohuar respektivisht, se "ne tremujorin e dyte te vitit, paga mesatare shteterore u rrit me +5.3% ne terma reale". Me tej, Banka e Shqiperise pohon se nisur nga rritja e pages minimale per ekonomine, duke filluar nga muaji korrik 2012, per tremujorin e trete pritet rritje e indeksit te pagave.
E nese do te donim te kalonim ne detaje te metejshme lidhur me nivelin aktual te pagave ne vend, treguesit statistikore te INSTAT-it na tregojne se paga mesatare ne sektorin shteteror ne tremujorin e trete 2012, vleresohet te jete 51.270 leke, respektivisht me e larte nga tremujori i dyte dhe i pare qe ka rezultuar ne nivelin prej 48.800 leke apo 47.660 dhe 45.500 leke nje vit me pare. Nga ana tjeter, ekspertet e Bankes se Shqiperise, pohojne se zhvillimet ne tregun e punes rezultojne te kene qene te luhatshme jo vetem sipas pagave, por edhe lidhur me produktivitetin e saj. "Pas ritmeve te rritjes ne vitin 2011, dinamika e produktivitetit ne pune shenoi renie vjetore ne tremujoret e pare (-10%) dhe te dyte (-8%) te vitit 2012", citohet ne raportin e fundit te BSH-se. Duke argumentuar me tej per nje "ulje te eficences se perdorimit te faktorit te punes ne procesin e prodhimit nga bizneset perkatese". "Ritmet negative te ketij treguesi nuk sinjalizojne "nxehje" te aktivitetit ekonomik", citojne ekspertet bankare lidhur me nje fakt te tille. I cili mesa duket, ka nje lidhje edhe me dukurine e lartpermendur, ate te uljes se pagave nga sektori privat.
Bie ne 13.32% norma e papunesise
Norma e papunesise po shenon renie nga viti ne vit, pasuar nga nje numer me i ulet i te papuneve te regjistruar si te tille. Referuar te dhenave te INSTAT-it, shkalla e papunesise se regjistruar gjate ketij viti ka qene ne nivelin prej 13.32%. Ndersa numri i te papuneve te regjistruar eshte perkatesisht 141.816 te tille ne fund te tremujorit te trete 2012. Kujtojme nderkaq, se shkalla e papunesise se regjistruar ne fillim te vitit te kaluar ka qene 13.43%, madje edhe me e larte ne vitin 2010, deri ne nivelin prej 13.52%. Duke arritur nivele te papunesh te regjistruar, deri ne 143.218 te tille.