E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronesia intelektuale flasin Sekui dhe Arvizu

Shqipëria është një strehë e piratëve virtual, pra ata që vjedhin pronësinë intelektuale siç mund të jenë të drejtat për frekuencat televizive. Ambasadori i BE në Shqipëri Etore Sequi dhe ai amerikan Aleksandër Arvizu kanë qenë të drejtpërdrejtë në kritikat për Shqipërinë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të autorit .

“Shqipëria duhet të ketë në vitin 2013 të njëjtin nivel të mbrojtjes së pronësisë intelektuale me vendet e BE. Problem mbeten gjobat e ulëta që vendosën në këto raste e megjithatë BE është e angazhuar për t’ju ndihmuar. Ne po shpenzojmë 1.8 milion euro për fuqizimin e zyrës së mbrojtjes së autorëve”- theksoi Sequi.

“KKRT ka prerë shumë gjoba, por problem qëndron në vjeljen e tyre dhe pikërisht në këtë pikë ka nevojë për ndërhyrje. Në Shqipëri niveli i piraterisë shkon në 75% një nivel shumë i lartë krahasuar me vendet e rajonit. Duke qenë se vendi juaj synon integrimin në BE pirateria është një problem mjaft i prekshëm”- u shpreh Arvizu.

Pronësia intelektuale dhe ndërgjegjësimi i publikut kanë një rol të rëndësishëm në rritjen e konkurrencës në tregje.

Për ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto pronësia intelektuale dhe ndërgjegjësimi i publikut kanë një rol të rëndësishëm në rritjen e konkurrencës në tregje.
Në vlerësimin e ministrit Haxhinasto mbrojtja e pronësisë intelektuale shkakton një presion pozitiv që të rritet konkurenca në treg.

Këto deklarata u bënë në konferencën “Mbrojtja e pronësisë intelektuale/Përafrimi me legjislacionin e BE/Sfidat” ku bizneset dhe drejtues qeveritarë diskutuan në lidhje me problemet më të prekshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›