E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset rritin kreditë e këqija, shtrëngohet kreditimi për ndërtuesit dhe fasonët

Ekspertët: Borxhi i qeverisë dhe rritja e kredive të pashlyera ulën kreditimin

Kriza financiare dhe mungesa e likuiditeteve ka pasur pasoja të rënda për biznesin. Pasojat e tkurrjes së kredisë janë reflektuar në sektorin e ndërtimit dhe atë fason. Janë vetëm këto dy sektorë që kanë pranuar krizën që ka përfshirë financat e tyre dhe mungesën

e theksuar të likuiditeteve. Sipas tyre një sektori bankar ka shtanguar kreditimin për këto sektorë për dy arsye kryesore. Tkurrja e kredive ka ardhur si pasojë e rritjes së kredive të këqija ku pjesën më të madhe e ka biznesi, si dhe nga tërheqja e likuiditeteve nga qeveria në formën e borxhit.


Ekspertët
Biznesi ndodhet në momentin më të vështirë për likuiditete. Kushtet janë vështirësuar pas marrjes së borxhit nga qeveria dhe rritjes së kredive të pakthyera nga biznesi. Sipas ekspertëve të ekonomisë bankat janë më sigurta në një huadhënie për qeverinë ku risku është pothuajse zero se për biznesin pasi dihet se ky i fundit ndodhet në një klimë të vështirë. Sipas tyre dy sektorët që ndodhen në vështirësi më të madhe janë ndërtuesit dhe fasonët, të cilët kanë edhe barrierat më të mëdha nga bankat.


Guvernatori
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i veri thirrje qeverisë të bëjë kundjes me borxhin e brendshëm. Shëndeti financiar i ekonomisë është përmirësuar, besimi në sistemin bankar është rikuperuar dhe primet e rrezikut në të kanë ardhur në rënie. Këto tendenca të përgjithshme pritet të vijojnë edhe në periudhën e ardhshme deklaroi Fullani. Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë mësohet se zhvillimet ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit kanë shtruar për diskutim edhe nevojën e rishikimit të politikave dhe të projeksioneve fiskale për pjesën e mbetur të vitit. Sipas tij, ritmi i realizimit i të ardhurave publike dhe nevoja për ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale e të besimit të publikut në të, bënë të domosdoshme marrjen e masave, të cilat garantojnë kontrollin e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.


Fasonët në krizë
Kriza financiare globale ka zhytur në kolaps kompanitë fasoniste. Efektet janë pasqyruar në uljen me 53 për qind të shitjeve. Shkak ka qenë prishja e kontratave nga kompanitë greke dhe italiane, të cilat janë dhe blerësit e këtyre prodhimeve. Pozitat e kompanive prodhuese me porosi vështirësohen edhe nga mungesa e kompensimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga ana e qeverisë shqiptare. Rezultat janë bërë prezente nga Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të veshjeve dhe këpucëve, e cila në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Konkurrueshmërisë dhe Tregtisë me Jashtë, ka prezantuar me subjektet e fasonit të veshjeve dhe këpucëve në Shkodër. Studimin e kësaj agjencie Dimensioni Social i krizës globale në Shqipëri, pasojat e krizës në biznesin fason, ka dalë në përfundimet se ndikime negative në këtë industri kanë jo vetëm faktorët e jashtëm por edhe politikat fiskale dhe rritja e kostove në vend. Kështu ndryshimi i politikave fiskale në mes të periudhave ushtrimore, rritja e çmimit të energjisë, rritja e akcizave por edhe barrierat që ka sistemi bankar ndaj fasonëve ka vështirësuar ndjeshëm pozitat financiare të prodhuesve me material porositësve.


Sektori i ndërtimit
Në tremujorin e parë të vitit 2009 janë regjistruar të pashitura 4 mijë banesa. Rreth një vit më pas, në tremujorin e parë të vitit 2010 numri i banesave të pashitura është regjistruar 4 700 banesa. Stoku është mbartur nga vitit 2009, të cilat rezultojnë sërish të pashitura, por ajo që thellon më shumë krizën në këtë sektor është mungesa e ndërtimeve për shkak të ngrirjes së aseteve të kompanive ndërtuese. Sektori i ndërtimit preket drejtpërdrejt dhe nga mungesa e kreditit të individëve në treg, të cilët pavarësisht nevojës për të blerë nuk gjejnë mbështetjen e sektorit bankar. Mungesa e likuiditeteve detyron sektorin e ndërtimit të kryejë punimet me klering. Kështu 60-70 për qind e ndërtimeve në këtë sektor bëhen me krering. Ky proces sjell pasojat zinxhir jo vetëm në kompanitë e ndërtimit por edhe në ato që kryejnë punimet ndihmëse.

Bankat, barriera për kreditimin e fasonëve
Sektori i fasonit është një sektor pothuajse i padëshirueshëm nga bankat e nivelit të dyte për t'u kredituar. Arsyet janë të shuma, që fillojnë nga rentabiliteti i ulët i këtyre kompanive, mungesa e kolaterialit, kompanitë në shumicën e rasteve nuk kanë prona por punojnë në objekte ish-shtetërore të marra me qira, si dhe pasiguria në vijimësinë e kontratave me partnerët e huaj, gjë që i bën bankat të mos jenë të sigurta në financim. Edhe financimet e parashtruara nga qeveria shqiptare, nëpërmjet fondeve të dhëna, psh nga Qeveria Italiane, kanë qenë joefektive, burokratike dhe efektivisht nuk janë realizuar, sepse është e vështirë që ky biznes të plotësojë kushtet specifike të bankave për marrjen e këtyre kredive. Po kështu edhe fondi për konkurrueshmërinë dhe fondi për nxitjen e eksporteve janë joproduktive dhe pothuajse kanë dështuar, megjithë dëshirën e mirë të qeverisë.

Shtrenjtohen kreditë
Euro po fiton gradualisht terren në raport me lekun. Monedha e përbashkët evropiane gradualisht po kap nivele të larta pas rënies së ndjeshme në javët e shkuara. Megjithatë kursi i këmbimit i lekut me monedhat kryesore të huaja paraqitet përgjithësisht i stabilizuar në këto ditë të korrikut. Sipas kursit monedha evropiane euro vazhdon vlerësimin gradual në raport me lekun ndryshe nga se ndodh me monedhat e tjera të cilat kanë humbur pikë. Por megjithë tendencat afatshkurtra ekspertët presin ndryshime të tjera në kursin e këmbimit veçanërisht për euron e cila ka pritshmërinë e vlerësimit për shkak të prurjeve të emigrantëve dhe ardhjeve të turistëve. Rritja e kuotave të monedhës së përbashkët evropiane sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe shtrenjtim e kredive në euro për gjithë kredimarrësit.

Deklarimi i të ardhurave, përplasen ekspertët
Miratimi i deklarimit të të ardhurave dhe procedura e tatimit të tyre janë bërë objekt përplasjesh mes ekspertëve të ekonomisë në vend. Ekspertët thonë se drafti i qeverisë që detyron individët të deklarojnë të ardhurat është i mangët në pjesën e shpenzimeve që njeh si të zbritshme. Nuk njihen shpenzimet për investime qe bëjnë qytetarët nuk njihen investimet për industri me rëndësi, thotë Sotiraq Dhamo, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë. Ndërsa Gjergj Filipi, thotë se qëllimi i deklaratës së të ardhurave në vendet e zhvilluara është lehtësimi i individëve dhe nxitja e tyre për të deklaruar, por në rastin e Shqipërisë qeveria ka tjetër qëllim. Nga ana tjetër sipas deputetit të mazhorancës, Selami Xhepa, ky ligj vjen në përputhje me parametrat e ligjeve evropiane. Sipas tij, qytetarët me të ardhura mbi 200 mijë lekë në vit janë objekt i këtij ligji dhe janë të detyruar që të ruajnë çdo kupon tatimor për blerjet apo shpenzimet që ata do të kryejnë. Këto të dhëna do të përfshihen në deklaratën tatimore për të ardhurat, e cila dorëzohet pranë tatimeve. Skema do të funksionojë njësoj si biznesi, i cili kur bën bilancin në fund të vitit dhe rezulton se ka paguar më shumë detyrime ndaj shtetit se sa është niveli i taksave, do të rimbursohet- thotë Xhepa.  Por, që ky ligj të funksionojë, ai duhet shoqëruar me masa fiskale siç është vendosja e kasave te çdo biznes, i cili do të lëshojë edhe kuponin tatimor. Ish ministri i Ekonomisë, Anasatas Angjeli e vlerëson këtë nisëm, por ligji do të ketë probleme në zbatim. Duhet thënë se kjo është një taksë e re e mirëfilltë, për të cilën qytetarët duhet të ndërgjegjësohen, thotë Angjeli. Sipas tij nëse qeveria nuk plotëson detyrimin për të pajisur me kasa biznesin brenda këtij viti, atëherë zbatimi i këtij ligji do të jetë i vështirë, për të bërë të mundur evidentimin e faturave dhe shpenzimeve. Ligji i ri hyn në fuqi pas dy vitesh, por nga 1 janari i 2011-ës çdo qytetar do të duhet të ruajë, një sërë faturash të shpenzimeve që ai kryen, si

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›