Stabilizohet euro, leku fiton pikë ndaj dollarit
ka fituar 0.26 pikë kundrejt monedhës tonë kombëtare. Në agjencitë valutore monedha amerikane është blerë me 109. 49 lekë dhe është shitur me 109.4 lekë. Një javë më parë dollari amerikan ishte në nivelin e 111.5 lekëve, ndërsa euro në kuotën e 136 lekëve. Vitin e shkuar monedha e përbashkët Evropiane pësoi një rënie për shkak të remitancave. Ndërkohë që gjatë kësaj vere zhvlerësimit euros ndaj lekut pritet të jetë në kuota më të ulëta pasi edhe parashikimet për dërgesat e emigrantëve janë më të zymta për shkak të krizës globale dhe gjendjes së vështirë ekonomike të Greqi nga ku vinin më shumë euro.
Eurozonë, rritet klasifikimi për fondin e krizës
Fondi sovran i shpëtimit i eurozonës prej 440 miliardë eurosh do të bëhet operacional në fund të këtij muaji dhe pritet të marrë një klasifikim të lakmuar në nivelin AAA në gusht, ka deklaruar kreu i ri i këtij fondi. Duke nxjerrë disa detaje se si do të operojë Fondi i Stabilitetit Financiar Evropian, shefi ekzekutiv i fondit, Klaus Regling, thotë: Do të jemi gati për të vepruar, menjëherë sapo të na urdhërojnë politikanët. Në një intervistë për gazetën Financial Times, Regling thotë se fondi është një mekanizëm i përkohshëm krize, por që nuk mund të shtyhet përtej jetëzgjatjes së parashikuar prej tre vjetësh, në rast se ndonjë prej huave dhënë qeverive të eurozonës do të vonohej të shlyhej. Shumë investitorë kanë dyshuar nëse fondi do të fitonte një nivel klasifikimi AAA një shenjë besueshmërie që do të thotë se mund të merret hua me nivelin më të mirë të mundshëm. Vetëm një pakicë anëtarësh të eurozonës, që e mbështesin fondin, kanë këtë nivel klasifikimi të borxhit sovran.
Bursat aziatike mbyllen me rënie
Aksionet aziatike ranë në sesionin e të enjtes për shkak të presionit që shkaktoi frika mbi ngadalësimin e ekspansionit ekonomik amerikan, ndërsa të dhënat ekonomike kineze nuk dhanë ndikim të fortë pavarësisht se tregojnë ftohje të ekonomisë jo në masën e pritur nga tregjet. Në përgjigje të uljes së nivelit të kreditimit ekonomia e kinës u rrit me 10.3% në tremujorin e dytë krahasuar me rritjen 11.9% të tremujorit të parë. Pavarësisht kësaj të dhënat treguan se zvogëlimi i ritmit të rritjes së ekonomisë i parashikuar nga tregjet ishte me marzh të lartë gabimi. Ndërkohë që të dhënat kineze nuk ishin ndonjë surprizë shumë e madhe, investitorët hodhën sytë nga ekonomia e parë e botës dhe një rezyme e mbledhjes së fundit të rezervës federale tregoi se anëtarët e bordit drejtues të saj janë të shqetësuar për hapin e ri-ngritjes ekonomike amerikane. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë ra me 0.4%. Bençmarku japonez NIKKEI ra me 1.05%. Në Korenë e jugut indeksi KOSPI ra me 0.30%.