E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset, shitje-blerjet e mallrave vetëm në mënyrë elektronike

Në mbledhjen e përjavshme të Këshillit të Ministrave, u mor vendimi për miratimin e ligjit  numër 9920 Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave. Sipas këtij vendimi të gjitha bizneset e mëdha dhe të vogla, duhet të bëjnë deklarimet e blerjeve dhe të shitjeve të mallrave vetëm në mënyrë elektronike, të cilat duhet ti dërgojnë pranë Drejtorisë Rajonale të tatimeve. Vendimi i miratuar nga qeveria

nënkupton që dokumentet tatimore, të bëhen vetëm nëpërmjet formës elektronike, të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, objekt i këtij vendimi. Sipas kryeministrit Berisha deklarata tatimore, në kuptim të këtij vendimi, janë formularët e deklarimit dhe të pagesës së TVSH-së, deklarimit dhe të pagesës së tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, deklarimit dhe të pagesës së tatimit mbi fitimin, deklarimit dhe të pagesës së kontributeve për sigurimet shoqërore e shëndetësore. Dokumente tatimore, në kuptim të këtij vendimi, janë librat e blerjes dhe të shitjes. Subjektet e regjistruara pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të mëdhenj duhet të bëjnë dorëzimin e deklaratave tatimore, dhe të librave të blerjes e të shitjes, vetëm nëpërmjet formës elektronike, duke filluar nga periudha tatimore, 1 janar e vitit 2010. Ndërsa subjektet e regjistruara për TVSH dhe tatimin mbi fitimin, të regjistruara pranë drejtorive rajonale tatimore duhet të bëjnë dorëzimin e deklaratave tatimore dhe të librave të blerjes e të shitjes, vetëm nëpërmjet formës elektronike, duke filluar nga periudha tatimore, nga data 1 mars 2010. Kurse subjektet e regjistruara për TVSH-në dhe subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale për biznesin e vogël duhet të bëjnë dorëzimin e deklaratave  tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike, duke filluar nga data 1 korrik e vitit 2010. Entet shtetërore janë të detyruara të paraqesin deklaratat tatimore për tatimin mbi të ardhurat personale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, vetëm nëpërmjet formës elektronike, duke filluar nga periudha tatimore, nga data 1 mars 2010. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për nxjerrjen e udhëzimit, në zbatim të këtij vendimi. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›