Kostoja e ndërtimit të banesave, afro 35 mijë lekë
Këshilli i Ministrave mori vendimin për miratimin e disa ndryshimeve të ligjit numër 9232 Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane, i cili erdhi me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave Miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2010, në masën 34 mijë e 668 lekë për metër katror, për sipërfaqe shfrytëzimi.
Sipas këtij vendimi të miratuar nga qeveria kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, për vitin 2010 me 34 mijë e 668 lekë. Vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për tiu referuar zonave të afërta. Për zbatimin dhe mbikëqyrjen e këtij ligji u ngarkua Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Enti Kombëtar i Banesave.
Last Updated on E Merkure, 03 Shkurt 2010 22:07