E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, Bullgaria mund të humbasë ndihmat e BE-së

Lajmi u bë i ditur sot nga anëtarë të kabinetit qeveritar bullgar. ''Qeveria bullgare e qendrës së djathtë ka dy muaj kohë që të korrigjojë gabimet e qeverisë së mëparshme për të mënjanuar humbjen e 3,2 miliardë eurove, që Bashkimi Evropian do t'i japë në formën e ndihmës për zonat rurale dhe bujqësinë'', deklaroi sot ministri bullgar i Bujqësisë, Miroslav Najdenov në një konferencë shtypi.''Qeveria që erdhi në pushtet me premtimin për të rregulluar imazhin e Bullgarisë si vendi më i korruptuar në BE, ka shumë pak kohë për manjanimin e gjobave nga Bashkimi Evropian lidhur me marrëveshjet ilegale për çështjen e tokës'', deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov në të njëjtën konferencë shtypi.Borisov fajësoi ish-administratën socialiste në pushtet, e akuzuar shpesh edhe për paaftësi dhe dështim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por analistët politikë thonë se kabineti i ri ka bërë pak gjatë gjashtë muajve të parë në pushtet për vënien në punë të mekanizmave për parandalimin e korrupsionit.                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›