Numertimi i legjislaturave parlamentare nga viti 1991

Kuvendit miratoi sot me 109 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim numërtimin e legjislaturave. Projektvendimi për numërtimin e legjislaturave, u shqyrtua nga Këshilli i Legjislacionit dhe iu përcoll sot seancës plenare. Kryetarja e Kuvendit, iniciatore e kësaj nisme, propozoi që numërtimi i legjislaturave të Parlamentit të nisë nga viti 1991 dhe jo që prej 1946-ës. Sipas kryeparlamentares, numërtimi i legjislaturave, që fillon nga viti 1946, nuk është bërë mbi bazën e ndonjë kriteri ligjor. Një propozim i tillë u mbështet dhe nga Partia Socialiste, e cila dha votën e saj pro kësaj nisme.