E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largime dhe emerime ne bashkine e Tiranes

Largime dhe emerimet e reja ne stafin e Bashkise se Tiranes kane krijuar diskutime por nuk kane ndryshuar hovin e punes ne Bashkine e Tiranes.

Konkretisht ne me shume se nje muaj brenda nje periudhe te shkurter kohore ne Bashkine e Tiranes kane levizur jane larguar emeruar e zevendesuar punonjes por edhe drejtues e poste te rendesishme per nje dikaster.

Sipas Bashkise se Tiranes ka pasur ndryshime te keshilltareve drejtues drejtorish e madje jane shenuar edhe rikthime te tjera.

Konkretisht javet e fundit ne stafin e keshilltareve te Edi Rames shenohen prurje te reja. Po ashtu vendi bosh ne Drejtorine e Marredhenieve me Jashte eshte plotesuar pasi strukturat administrative kane firmosur emerimin e ri.

Pritet nje tjeter emerim ne nje nga drejtorite kryesore ku vendi i drejtuesit ka mbetur bosh. Erion Ndroqi eshte emeruar ne postin e drejtorit te marredhenieve me jashte.

Sakaq pak kohe me pare Belinda Balluku eshte emeruar ne postin e shefes se kabinetit. Nderkohe qe ne vendin e nenkryetares se bashkise eshte rikthyer Vali Bizhga.

Nje tjeter emerim qe eshte bere ne Bashkine e Tiranes eshte ne rang keshilltaresh. Marinela Lika tashme zyrtarisht eshte nje nga keshilltaret e reja te kryebashkiakut te Tiranes Edi Rama.

Sakaq ne kete dikaster pritet te mberrijne te tjere punonjes te rinj jo vetem ne rangjet e specialisteve apo eksperteve por edhe ne poste te tjera te konsideruara me rendesi e pergjegjesi.

Nga ana tjeter ashtu sic eshte pare edhe ne anketa apo sondazhe Bashkia e Tiranes mbetet nje nga institucionet qe ka me shume femra te punesuara si ne role drejtuese ashtu edhe ne drejtori apo specialitete me me pak angazhim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›