E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi: Plani i ri ekonomik, duam te trajtohemi si partnere Eglantina Nasi



Vetem nese biznesi trajtohet si partner i qeverisjes, mund te arrihen objektivat qe kjo e fundit i ka vene vetes ne kuadrin e realizimit te nje programi te ri ekonomik. Nje gje te tille, presidenti i “Business Albania”, Luan Bregasi, e ka lene te kuptohet permes nje komenti qe ka bere ne media, lidhur me programin ekonomik te paraqitur ne seancen e fundit plenare nga kryeministri i ri, Edi Rama. “Besoj se do te kete nje partneritet midis qeverise, publikut dhe privatit, duke pasur nje konkurrence te lire dhe korrekte”, eshte prononcuar ai lidhur me nje fakt te tille. Duke shtuar, se nuk duhet qe shume pune dhe koncesione, te kalojne ne duart e vetem pak njerezve. Por edhe lancuar idene tjeter se lufta ndaj monopoleve dhe korrupsionit, do te ishte rruga e duhur per te realizuar programin ekonomik te qeverisjes se majte, sic edhe ajo ka marre persiper me premtimet e saj ne kuadrin e permiresimit te gjendjes reale te ekonomise shqiptare. Ndersa lidhur me ceshtjen e trajtuar ne programin ekonomik te se majtes, kunder gjobave dhe arbitraritetit ndaj biznesit, perfaqesuesi i ketij te fundit, ka vene ne dukje faktin se ky eshte nje objektiv i realizueshem, “mjafton qe kryeministri Edi Rama ta kete ne mendjen e tij dhe te mos toleroje asnje sjellje te tille te administrates se tij te ardhshme”, sipas tij. Sikunder, nje problematike tjeter e vene ne dukje gjate komentit te Bregasit mbi programin ekonomik te qeverise se re, eshte edhe ajo mbi regjimin e ri fiskal qe ai tenton te aplikoje ne vend dhe sidomos ndaj biznesit. “Ajo qe ne presim, do te jete nje takse e sheshte per biznesin e nje takse progresive mbi te ardhurat personale, dhe nje takse progresive qe do te aplikohet mbi kompani te medha me strukture monopole", tha kreu i “Business Albania”-s, rreth kesaj. Per te perfunduar me qendrimin e tij rreth objektivit te vendosur nga qeverisja e majte, ne kuadrin e rritjes se punesimit ne vend. I cili sipas Bregasit, ne fakt, nuk ka per te qene aspak i lehte. "Kjo do te jete nje beteje shume e rendesishme dhe shume e veshtire per qeverine e ardhshme dhe sigurisht dhe shume e mirepritur per sipermarrjen private. Duhet te behen politika te tilla qe te nxiten investime te ndryshme, sepse nepermjet tyre krijohet nje mjedis per te hapur vende te reja pune", tha konkretisht Bregasi rreth kesaj. Pa harruar te permende faktin se tashme nuk ka me remitanca si me pare, por as edhe privatizime per te balancuar buxhetin e shtetit. Vetem tre dite me pare, kryeministri i qeverise se re te se majtes, Edi Rama, prezantoi ne Kuvend, programin e ri ekonomik, piketa kryesore e te cilit ishte pikerisht hapja e 300 mije vendeve te reja te punes si edhe vendosja e regjimit te ri fiskal, atij progresiv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›