E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi: Rritja e cmimeve mund te krijoje krize

Rritja e cmimeve te energjise pritet te vere ne veshtiresi biznesin, sidomos ate pjese qe perdor si lende te pare ne aktivitetin e tij, energjine elektrike. Ne

sensibilizim te kesaj situate, Konfinindustria ne nje deklarate per mediat dje thuhet se "Pasoja e pare e ndjeshme e rritjes se cmimit te energjise do te ishte ndikimi i drejtperdrejte ne uljen e konkurueshmerise se prodhimeve dhe sherbimeve shqiptare ne krahasim me vendet e rajonit dhe me tej." Sipas biznesit energjia elektrike eshte njesi baze e krijimit te kostos se te gjitha prodhimeve dhe sherbimeve, qe varesisht industrive te vendit ndryshon nga 6-25% te kostos se pergjithshme. Rritja e cmimit te energjise sipas organit te biznesit vendas do te thellonte pasojat e krizes qe kane prekur ekonomine shqiptare."Ne kushtet e - tregjeve te varferuara rajonale, evropiane dhe globale nga kriza boterore ekonomike dhe financiare, - nevojes teper te prekshme per likuiditet te biznesit vendor, - uljes se aftesise blerese te konsumatorit shqiptar ne gjysmen e dyte te vitit 2009, qe pritet te thellohet ne vitin 2010, ulja e konkurueshmerise do te sillte ne menyre te pashmangshme rritjen e falimentimeve per industrite vendore megjithe pasojat e padeshirueshme shoqeruese." Konfindustria vlereson se rritja e cmimit te energjise nga OSSH, ne nje shkalle prej 43% kerkohet ne nje kohe kur ne tregjet nderkombetare, cmimi ka pesuar renie si pasoje e uljes se cmimit te karburanteve. "Cmimi i energjise elektrike eshte ne ulje ne tregjet nderkombetare si pasoje e uljes se ndjeshme te cmimit te karburanteve te ndodhur ne vitet e fundit dhe - te gjendjes mjaft te mire prej disa vitesh radhazi te prodhimit te brendshem energjetik."Biznesi vendas deklaron se kalimi i monopolit publik te rrjetit shperndares te energjise ne monopol te paster privat nuk eshte shoqeruar me nje rolin rregullator te institucioneve rregullatore te sistemit (ERE) dhe ekzekutivit shqiptar, cka do te ishte menyra e vetme per te parandaluar pasojat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›