E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia elektrike, neser tarifat e reja

Blerina Hoxha

Neser eshte afati i percaktuar nga Enti Rregullator i Energjise per shpalljen e tarifave te reja te energjise qe do te hyjne ne fuqi nga 1 janari i vitit 2010. ERE pritet te marre vendimin per tarifat e reja pas nje kerkese qe ka bere Operatori i Shperndarjes se Energjise. Gjate dy muajve te fundit jane zhvilluar dy seanca degjimore dhe nga burimet brenda ERE pritet te cmimet e reja te energjise do te jene me te ulta se, niveli i kerkuar nga OSSH. Per shkak ERE nuk ka pranuar nivelin e humbjeve te prezantuar nga OSSH per vitin 2008 ne nivelin 35.7 per qind. Keshtu sipas burimeve ne ERE, niveli i humbjeve do te reflektohet ne nivelet e reja te cmimeve qe do te miratoje Enti. Humbjet e sipas auditit qe firmosi bilancin e OSSH-se per vitin 2008 jane 3.7 per qind me pak se, sa pranon OSSH-ja. Por zyrtaret e kompanise nga ana tjeter kane pohuar se shifrat e dhena per humbjet kur OSSH ka qene shteterore jane te falsifikuara. dy vjecare, cmimi i energjise elektrike do te nise te rritet serish ne fillim te vitit 2010. Mirepo cmimi i energjise elektrike ne vitin 2010 kerkohet te jete me i larte dhe po ashtu fatura per familjaret nuk do te jete e tarifuar me 2 shkalle sic eshte deri me tani. OSSH ka kerkuar ne seancen degjimore te organizuar nga Enti Rregullator i Energjise dje qe ndarja ne 2 blloqe, ne mbi dhe nen 300 kilovat ore ne muaj te hiqet dhe cmimi fiks per familjaret te jete 9.15 leke per kilovatore. OSSH gjithashtu ka kerkuar rritje edhe per te gjithe konsumatoret e tjere. Per kliente qe furnizohen ne tensionin e larte rritja e kerkuar eshte 22 per qind, per ata qe furnizohen ne tension te mesem rritja varion nga 10 ne 30 per qind dhe po ne kete mase eshte kerkuar rritje edhe per operatoret e biznesit qe furnizohen ne tension te ulet. Keshtu rritja mesatare e energjise se kerkuar nga OSSH per kete vit eshte 23 per qind . Pervec OSSH-se, rritje per tarifat kerkojne edhe kompanite shteterore, KESH dhe OST, aplikimi i te cilave kerkon qe kjo rritje te jete mesatarisht 17 per qind me e larte se, tarifa aktuale. "Perllogaritjet e tarifes se furnizuesit publik me shumice jane bere duke konsideruar parashikimet me te fundit racionale dhe optimale te treguesve tekniko financiar per vitin 2010. Ne kuader te ketyre kostove, duke u nisur nga parashikimet me te fundit tarifa e nevojshme per KESH per vitin 2010 ka rezultuar te jete rreth 2.78 leke/keh", eshte shprehur Artur Kurti, perfaqesues i KESH. Brenda dites se neserme ERE duhet te vendose per tarifat. Edhe pse ende asgje nuk eshte e konfirmuar zyrtarisht pritshmerite jane per nje rritje te ndjeshme te tyre. Perfaqesuesit e OSSH-se kane argumentuar se, vetem nese cmimi rritet 43 per qind, atehere ai barazohet me koston. Sipas OSSH -se, rrija e cmimit mund te behet me faza, ku sipas saj vitin 2010 rritja te jete mbi 20 per qind dhe pjesa tjeter e rritjes te aplikohet me 2011. Por Enti Rregullator i Energjise do te miratoje nje vlere me te ulet te rritjes se cmimit te energjise per konsumatoret nga niveli prej 23 perqindesh qe ka kerkuar Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise (OSSH).

Skenari i cmimit sipas kontrates se shitjes

Nder skenaret e parashikuar ne kontraten e shitjes se OSSH-se, eshte se, ne total cmimi i energjise te rritet deri ne 10 per qind. Rritja ne ritmet 7-10 per qind te cmimit te energjise deri ne vitin 2012 eshte nje nder pikat kryesore te negociuara ne kontraten e shitjes se Operatorit te Shperndarjes se Energjise dhe qeverise. Por, sipas eksperteve te Bankes Boterore, rritja ne keto nivele edhe mund te mos ndodhe nese qeveria nderhyn me politikat e saj, cka preseupozohet nje ulje mundshme te TVSH-se per energjine.

Tarifat e energjise, nga se varen

Eksperte te Bankes Boterore kane lajmeruar se, cmimi i energjise ne rajon si dhe reshjet do te jene dy faktoret qe do te percaktojne nivelin e cmimit te energjise elektrike per vitin qe vjen. Kete vit per shkak te krizes ekonomike globale, edhe cmimi i energjise elektrike ka rene gati me 50 % ne krahasim me fundin e 2007-es, nderkohe qe ky vit ka pasuar reshje te bollshme, duke siguruar ne kuota optimale te prodhimit vendas. Per here te pare gjate pese viteve vendi yne ka eskortuar energji elektrike ndaj Kosoves dhe Greqise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›