Biznesi: Të ngrihet Enti Rregullator i Karburanteve
Konfindustria, duke marrë shkak nga gjendja shqetësuese prej një kohe të gjatë në funksionimin e tregut të karburanteve në vend, duke vlerësuar rëndësinë strategjike të karburanteve për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, duke gjykuar për domosdoshmërinë e ndërhyrjes sa më të shpejtë të shtetit për shmangien në afatgjatë të çrregullimeve të tregut të karburanteve, si dhe duke vlerësuar mungesën e plotë të tashme të mjeteve institucionale në duart e shtetit për të arritur qëllimin e mësipërm, ka ndërmarrë nismën për ndërtimin e Entit Rregullator të Karburanteve. Për këtë arsye, Konfindustria i është drejtuar para disa ditësh me kërkesë zyrtare Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Genc Ruli, për të marrë masat e duhura ligjore, administrative dhe financiare, për të bërë të mundur krijimin dhe funksionimin sa më të shpejtë të Entit Rregullator të Karburanteve, si një institucion i munguar dhe i domosdoshëm për rregullimin e tregut strategjik të karburanteve. Një zgjidhje e shpejtë mund të ishte krijimi i bazës ligjore, për të përfshirë në Entin Rregullator të Energjisë Elektrike edhe tregun e karburanteve, sikundër është përvoja rajonale dhe e vendeve të zhvilluara.
Keqfunksionimi i vazhdueshëm i tregut të karburanteve në Shqipëri, në kushtet kur teorikisht kemi të bëjmë me treg të liberalizuar, mund të shpjegohet vetëm me ekzistencën në praktikë të marrëveshjeve të llojit “kartel”, të shkruara ose të pashkruara, ndërmjet operatorëve të fushës, që sjell mungesën e theksuar të elasticitetit të tregut, me kah për rritje të çmimit fundor, me bursat ndërkombëtare. Bazuar në analizat krahasimore të çmimeve të tregjeve del se çmimi i karburanteve në Shqipëri, gjatë periudhës së tronditjes së tregjeve financiare botërore të shoqëruara me rënien drastike të çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, ka lëvizur në intervalin 14% deri 25% më të lartë, sesa duhet të ishte në kushtet e funksionimit normal të tregut. Gjithçka më sipër nuk përfshin në kosto edhe abuzimin e lartë me cilësinë e dobët të karburanteve, që tregtohen në tregun shqiptar. Çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen zinxhir të kostove të të gjitha prodhimeve dhe shërbimeve vendore krahasimisht prodhimeve dhe shërbimeve të huaja, duke ulur më tej aftësinë konkurruese të bujqësisë dhe industrisë shqiptare edhe kështu në shkallë të pakënaqshme. Për të kuptuar sesa keq funksionon tregu strategjik i karburanteve në Shqipëri, mjafton të përmendim se pikërisht ditën e reagimit të parë publik të Konfindustrisë para disa ditësh operatorët e karburanteve në mënyrë të menjëhershme dhe të njëkohshme ulen me rreth 5 lekë/litër çmimin e naftës! Në kushte të tilla, roli i institucioneve shtetërore duhet të jetë vendimtar për të zhdukur pasojat nga gjendja e mësipërme dhe për të parandaluar në afatgjatë rikrijimin e gjendjeve të tilla të pakënaqshme. Sa më sipër arsyeton kërkesën e Konfindustrisë drejtuar vendimmarrjes politike për domosdoshmërinë e krijimit të shpejtë të Entit Kombëtar të Karburanteve.
Siguria ushqimore, 3.8 milionë lekë nga gjobat
Vlera e gjobave të derdhura në arkën e shtetit nga inspektorati i kontrollit ushqimor për 9-mujorin e vitit 2008 rezulton mbi 3.8 milionë lekë. Kjo bëhet e ditur nga burime pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas burimeve nga kjo ministri, Inspektorati i Kontrollit Ushqimor ka kryer në shkallë vendi 6470 kontrolle të niveleve të ndryshme në subjektet prodhuese e tregtuese me shumicë dhe ka bllokuar mbi 251 ton produkte ushqimore te skaduaka, me një vlerë të përgjithshme prej 28 milionë lekë. Gjatë kësaj periudhe, kontrollorët kanë ndëshkuar me masë administrative 48 prodhues dhe importues te prodhimeve ushqimore në rrethet Lushnje, Tiranë, Fier, Vlorë, të cilët tregtonin mallra që nuk plotësonin standardet për konsum ose u kish kaluar afati i përdorimit.